Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Duam të fokusohemi në paqe, udhëheqësit të jenë transparentë

09/06/2023 - 22:35
në Lajme
A A
Gjenerali amerikan për situatën në veri: Duam të fokusohemi në paqe, udhëheqësit të jenë transparentë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjenerali amerikan, Daniel Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës kombëtare dhe anëtar i Shefave të Shtabit të përbashkët të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se shmangia nga përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajonin e Ballkanit është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohen.

Këto komente ai i ka bërë teksa ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, gjatë një interviste në Tiranë me Zërin e Amerikës.

Gjenerali Hokanson ka thënë se gjithçka tashmë është duke u normalizuar, ndërsa ka theksuar se është e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre.

“Në çdo kohë, ka një shqetësim për dhunën, ne jemi shumë të shqetësuar për këtë. Natyrisht, përparësia jonë është paqja dhe stabiliteti në rajon, dhe nga të gjitha të dhënat duket se gjithçka është duke u normalizuar. Di që ka dialog të vazhdueshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre”.

“Në fakt, ne duam të fokusohemi në paqe dhe stabilitet në rajon në mënyrë që qytetarët tanë të mund të bëjnë përpara dhe vendet tona të mund të përparojnë. Dhe çdo gjë që shmanget nga kjo, është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi”, ka deklaruar ai.

Mes tjerash, Hokanson ka shtuar se është parë pakësim i dhunës dhe “shpresojmë se mund ta vazhdojmë këtë”.

“Padyshim, rëndësia e KFOR-it, jo vetëm i Shteteve të Bashkuara, por e forcave të kombeve të tjera, është atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes”, ka thënë gjenerali amerikan.

Intervista e plotë:

Zëri i Amerikës: Gjeneral Hokanson, së pari, do të doja të dija cili është qëllimi i vizitës suaj në Shqipëri? A patët ndonjë çështje konkrete që biseduat me autoritetet shqiptare?

Gjenerali Hokanson: Vizita ime këtu është në fakt për të përforcuar marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe. Si Komandant i Gardës Kombëtare, ne kemi pasur një marrëdhënie afatgjatë mes Gardës Kombëtare të New Jersey-t dhe ushtrisë shqiptare. Në fakt, kur shikon mbështetjen që marrim nga Shqipëria si Shtetet e Bashkuara dhe si NATO, është një mundësi e shkëlqyer të vij këtu dhe t’ju falënderoj ju, vendin tuaj për shumë nga gjërat që keni bërë. Gjithashtu, është një mundësi për të vizituar vendin tuaj të bukur. Kështu, çdo mundësi që kam, është mirë ta bëj këtë personalisht dhe t’u përmend udhëheqësve tuaj se sa e rëndësishme është Shqipëria për Shtetet e Bashkuara.

Zëri i Amerikës: Ju përmendët partneritetin e Shqipërisë me Gardën Kombëtare të Neë Jersey-t. Çfarë kanë përfituar deri më tani, forcat e armatosur shqiptare nga ky partneritet, ku është i fokusuar?

Gjenerali Hokanson: Nëse shihni partneritetin, mendoj se nuk përfiton vetëm ushtria e Shqipërisë, por edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara. Ne i shohim këto si marrëdhënie me dobi reciproke. Përmes ushtarëve dhe forcave tona ajrore që trajnohen së bashku, ne kemi një mundësi të ndajmë shumë nga gjërat që kemi mësuar, por gjithashtu kemi mësuar shumë nga ushtarët dhe forcat tuaja ajrore, veçanërisht për mjedisin ku ata veprojnë.

Po të kthehesh pas në vitin 1995, kur Neë Jersey filloi për herë të parë trajnimet me Shqipërinë, e që më pas u zyrtarizua nën Programin tonë të Partneritetit Shtetëror në vitin 2001, që nga ajo kohë ne kemi kryer 500 shkëmbime trajnimi që kanë qenë jashtëzakonisht të dobishme për të dyja palët. Dhe kur shohim pas në atë kohë, që nga viti 2001, Shqipëria ka ecur përpara duke u bërë aleate në NATO në 2009 dhe tani është një mbështetëse e rëndësishme, jo vetëm në gjithçka që po ndodh në rajon brenda Ballkanit, por edhe në botë. Veçanërisht mbështetjen që i keni dhënë Ukrainës së bashku me Shtetet e Bashkuara. Gjithashtu, edhe mundësitë tona për të punuar së bashku për Defender 21, Defender 23, dhe tani presim me kënaqësi Defender 25.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Hokanson, kjo vizitë e juaja, përkon me stërvitjen e madhe Defender 23, e cila për herë të dytë e sheh Shqipërinë si një ndër vendet mikpritëse. Sa e rëndësishme është kjo për Shqipërinë dhe forcat e saj të armatosura?

Gjenerali Hokanson: Është absolutisht e rëndësishme. Kur shikon të qenit aleat i NATO-s dhe përgjegjësitë dhe pritshmëritë atje, aftësia për t’u trajnuar në Defender 23 dhe më pas në të ardhmen në Defender 25, i lejon SHBA-së, Shqipërisë dhe aleatëve të tjerë të NATO-s të punojnë për ndërveprimin, aftësinë e tyre për të punuar së bashku në operacione të përbashkëta në rast se do të duhet ndonjëherë.

Duke i bërë këto ushtrime së bashku, ne stërvitemi, mësojmë të punojmë krah për krah me njëri-tjetrin. Dhe mendoj se kjo i bën të dyja forcat tona të armatosura dhe aleatët tanë në NATO shumë më të fortë.

Zëri i Amerikës: Prej më shumë se një viti bota i ka sytë te agresioni rus në Ukrainë. Po ndërkohë, dhe Ballkani shihet si një hallkë e dobët, për shkak të influencës ruse në rajon. Ju jeni dhe anëtar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-ve. Në këndvështrimin tuaj, sa të rrezikuara janë ekuilibrat ende të brishtë në Ballkan?

Gjenerali Hokanson: Kur shohim pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe fatkeqësinë që po ata po shkaktojnë – fatkeqësinë humanitare – ne shohim drejt Shqipërisë dhe mbështetjes së saj të fortë që prej fillimit. Mendoj se të gjithë ne, ushtritë tona, ne jemi aty për të mbrojtur sovranitetin e kombit tonë, për të mbrojtur qytetarët tanë. Mendoj qëndresën së bashku, veçanërisht siç kemi parë me Shqipërinë, të themi se ne nuk pajtohemi me këtë agresion dhe do të ngrihemi kundër tij. Mbështetja që po i japim Ukrainës, mendoj se vendos një shembull shumë të mirë, që ne jemi për sovranitetin e kombeve dhe mbrojtjen e kufijve të tyre territorialë dhe mbrojtjen e qytetarëve të tyre.

Zëri i Amerikës: Dhe duke folur për Ballkanin, a jeni të shqetësuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, ku SHBA-të kanë një prani ushtarake në kuadër të KFOR-it? Shtetet e Bashkuara vendosën ndërprerjen e pjesëmarrjes së Kosovës në Defender 23, dhe ju ato ditë ishit në Serbi, siç ambasadori Hill i tha Zërit të Amerikës në një intervistë…

Gjenerali Hokanson: Në çdo kohë, ka një shqetësim për dhunën, ne jemi shumë të shqetësuar për këtë. Natyrisht, përparësia jonë është paqja dhe stabiliteti në rajon, dhe nga të gjitha të dhënat duket se gjithçka është duke u normalizuar. Di që ka dialog të vazhdueshëm. Mendoj se është shumë e rëndësishme që të gjithë udhëheqësit të jenë transparentë në bisedat e tyre. Në fakt, ne duam të fokusohemi në paqe dhe stabilitet në rajon në mënyrë që qytetarët tanë të mund të bëjnë përpara dhe vendet tona të mund të përparojnë. Dhe çdo gjë që shmanget nga kjo, është diçka për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi.

Por mua më duket se udhëheqësit po bisedojnë dhe ne kemi parë pakësim të dhunës dhe shpresojmë se mund ta vazhdojmë këtë. Padyshim, rëndësia e KFOR-it, jo vetëm i Shteteve të Bashkuara, por e forcave të kombeve të tjera, është atje për të ndihmuar në ruajtjen e paqes.

Zëri i Amerikës: Gjeneral Hokanson, shumë faleminderit!

Gjenerali Hokanson: Faleminderit juve. Është e mrekullueshme të jem këtu në vendin tuaj të bukur dhe pres me kënaqësi dy ditët në vijim këtu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë