Gjenerali amerikan, George Wikoff, është deklaruar dje lidhur me procesin e optimizimit të KFOR-it në Kosovë. Wikoff ka folur specifikisht edhe për prezencën e KFOR-it në Urën e Ibrit, duke thënë se procesi i tranzicionit është rezultat i një procesi të gjerë të optimizimit që reflekton përmirësimin e situatës në terren.
Megjithatë Wikoff ka thënë se KFOR do te mbetet prezent në hapësirat përreth Urës së Ibrit.
“Personeli i KFOR-it do të mbetet i pranishëm në zonat përreth.”, ka potencuar Wikoff.
“Në këtë drejtim, tranzicioni gradual i pozicionit të përhershëm të KFOR-it në Urën e Ibrit është pjesë e procesit më të gjerë të optimizimit dhe pasqyron situatën e përmirësuar të sigurisë. Vendimet në lidhje me praninë e KFOR-it në Urën e Mitrovicës bazohen në vlerësimin tonë të situatës së sigurisë”, ka deklaruar Admirali George Ëikoff, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.
“KFOR-i nuk ka mandat për të përcaktuar nëse ura duhet të hapet apo jo. Kjo i takon BE-së dhe institucioneve përkatëse në Kosovë ta përcaktojnë pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë.”, ka shtuar ai.














