
Ukraina ka marrë 500 raketa kundërajrore “Strela” nga Gjermania tre ditë më parë, sipas burimeve të qeverisë ukrainase, siç raportohet nga gazeta gjermane “Welt am Sonntag”.
Sipas të përditshmes, armët janë dorëzuar në Poloni.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se për shkak të “aspekteve operacionale dhe të sigurisë”, nuk janë dhënë detaje mbi sistemet specifike të armëve, ndërsa vuri në dukje se një shumëllojshmëri e gjerë e pajisjeve ushtarake deri më tani ishin dorëzuar ose premtuar për forcat e armatosura ukrainase.
Fillimisht ishte folur për sigurimin e 2 700 raketave “Strela”, por vendimi duhej të vlerësohej nga Këshilli Federal i Sigurimit.
Raketat “Strela” të dizajnuara nga sovjetikët janë pjesë e armatimeve të ish-forcave të armatosura të Gjermanisë Lindore.











