Së fundmi, raportohet se Gjermania ka njoftuar se aleatët kanë vendosur ta përjashtojnë Rusinë nga SWIFT.
Por jo vetëm. Gjermania gjithashtu ka thënë se ajo dhe aleatët kanë vendosur të limitojnë mundësinë e Bankës Qëndrore Rusë që t’i prekë rezervat për ta mbështetur Rublën.
Sot gjatë ditës gjithashtu është paralajmëruar se SHBA, Gjermania, Britania e Madhe dhe shtete të tjera të bllokut perëndimor po mendojnë për sanksione ndaj Bankës Qëndrore Ruse.
Gjithashtu, vlen të theksohet se Gjermania është shteti i parë që ka vendosur t’i dërgojë ndihma ushtarake Ukrainës në rezistencën e tyre ndaj agresionit rus.













