Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjini për ofertën e Aleancës: Një pjesë e pikave realizohen me një vendim, krejt çka po kërkojmë është “bëjeni Kosovën më të lehtë me jetu në të”

21/07/2026 - 22:01
në Lajme
A A
Gjini për ofertën e Aleancës: Një pjesë e pikave realizohen me një vendim, krejt çka po kërkojmë është “bëjeni Kosovën më të lehtë me jetu në të”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur për zhvillimet e fundit dhe për ofertën që partia që

Gjini e udhëheq e ka bërë për pushtetin, në mënyrë që të japë votën pro për krijimin e institucioneve. Ai ka kritikuar qeverinë që nuk po kujdeset që qytetarët të jetojnë më mirë, duke kërkuar heqjen e TVSH-së për produktet higjienike.

“Pse nuk po hiqet TVSH-ja në produkte higjienike për fëmijë e për gra. Për produkte bazike? Qysh bën me u çuditë që e kemi inflacionin më të lartin në rajon”, ka thënë Gjini.

Tutje, ai ka thënë se sa i përket gjashtë pikave të ofertës së Aleancës, një pjesë e tyre realizohen vetëm me një vendim.

“Të gjashtë qëndrimet tona, janë një pjesë e programit tonë zgjedhor, jo i gjithë programi, se ne e kuptojmë se nuk mundemi me dalë me komplet programin, ose merrne ose nuk vijmë në takim. Janë ndoshta edhe jo më esencialet, po ne kemi besu që janë të realizueshme, një pjesë e tyre realizohen me një vendim”, ka thënë ai.

“Është befasuese për ne që del në konferencë dhe thotë një parti e respektueshme si Aleanca nuk vjen në takim, për çka me ardh në takim? Mundet me qenë e rëndësishme për të, për mua nuk është hiq, për shkak se nuk jemi pengesë për themelim të institucioneve. Krejt çka po kërkon Aleanca është bëje Kosovën më të lehtë me jetu në të, kjo është çka jemi duke thënë ne”.

Gjini po ashtu adresoi edhe deklarimet e kryeministrit duke thënë se: “Shumë po flet në veten e parë, është një vendosje”.

Kreu i Aleancës theksoi vendosmërinë ideologjike të subjektit që drejton.

“E djathta e mirë që e përfaqëson Aleanca sot ka me fitu një ditë, nuk duam me bë kompromis me asgjë në bindjet tona ideologjike, për shkak se janë të vetmet rrugë që kanë me udhëheq Kosovën një ditë. Ne kemi me e bind popullin e Kosovës që nuk ka rrugë tjetër”, tha Ardian Gjini.

JU REKOMANDOJMË

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme ‘mbërthen’ Shqipërinë

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme ‘mbërthen’ Shqipërinë
21/07/2026 - 23:00

Ashtu siç ishte paralajmëruar, një stuhi e fuqishme ka mbërritur në Shqipëri dhe vendet fqinje. Era e fortë përfshiu mbrëmjen e të martës qytetin e Vlorës, duke shkaktuar...

Më shumëDetails

Valon Syla: Hoti nuk është kandidat për kryetar, ma përpara Doarsa Kica ose Përparim Rama…

Valon Syla: Hoti nuk është kandidat për kryetar, ma përpara Doarsa Kica ose Përparim Rama…
21/07/2026 - 22:54

Analisti Valon Syla tha se në Lidhjen Demokratike të Kosovës, “më përpara kandidate për kryetare mund të jetë Doarsa Kica Xhelili apo Përparim Rama”. Këtë koment, Syla e...

Më shumëDetails

Pasi Universitetit të Ferizajit nuk iu nda buxhet për vitin 2027, reagon Qorolli: Nuk fitohet Prishtina duke mbyllur universitete e biznese

Pasi Universitetit të Ferizajit nuk iu nda buxhet për vitin 2027, reagon Qorolli: Nuk fitohet Prishtina duke mbyllur universitete e biznese
21/07/2026 - 22:29

Pasi Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj ka mbetur pa buxhet për vitin 2027, ka reaguar analisti kosovar Adem Qorolli i cili ka thënë se pas luftës...

Më shumëDetails

Rruga Milot-Balldren- Njeriu i “Grupit Aruba”, një nga fituesit e koncesionit 1 mld euro të Salillarit

Rruga Milot-Balldren- Njeriu i “Grupit Aruba”, një nga fituesit e koncesionit 1 mld euro të Salillarit
21/07/2026 - 22:09

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar në fillim të kësaj jave nënshkrimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e aksit rrugor Milot-Balldren, me kosto fillestare 365 milionë euro, por me...

Më shumëDetails

‘Konstituimi në gusht’, Çollaku: Strategji e Kurtit, do ketë kosto të jashtëzakonshme për qytetarët

‘Konstituimi në gusht’, Çollaku: Strategji e Kurtit, do ketë kosto të jashtëzakonshme për qytetarët
21/07/2026 - 21:48

Opinionisti Bekim Çollaku, në “Rubikon” ka diskutuar rreth “zvarritjes” së konstituimit të Kuvendit deri në fund të afatit kushtetues. Sipas Çollakut, kjo është një strategji e mundshme e...

Më shumëDetails

IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën
21/07/2026 - 21:28

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për datën 22 korrik, duke njoftuar se i gjithë territori i vendit mund të përfshihet nga stuhi...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    Ish-kryetari Erden Atiq shpërthen në gjuhë vulgare pas vendimit të Albulena Haxhiut

    197 Shpërndaje
    Shpërndaje 79 Tweet 49
  • “Nuk ishe vetëm vjehrra ime…”, nusja e Fatmire Shabanit me fjalë prekëse për të ndjerën

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Kjo është e reja që humbi jetën në aksidentin në Komoran

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Viva Fresh e biznesmenit Xhevdet Rexhepi me 370 milionë € qarkullim vjetor zvogëlon numrin e punëtorëve

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • Arben Vitia e bën këshilltare gruan e Hysen Durmishit që kritikonte VV-në

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë