Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i pati disa pyetje në diskutimin mbi prezantimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjinovci tha se ka shqetësime lidhur me diversitetin e komuniteteve që jetojnë në komunat pjesëmarrëse të Asociacionit, duke theksuar se kjo është përmendur edhe në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2015.
Kjo, Gjinovci tha se “nuk reflektohet në draft”.
Po ashtu, ai pati pyetje edhe lidhur me vendimin e Kushtetueses se Asociacioni s’përputhet me frymën e Kushtetutës.
Një përfaqësues i Friedrich-Ebert-Stiftung, organizatës gjermane që e ka përpiluar draftin e statutit të Asociacionit, tha se “struktura reflekton plotësisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.













