Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Gjithçka me Amerikën është e mirë”, a po e braktis Presidentja ‘varkën’ e Kryeministrit?

31/01/2023 - 13:16
në Kryesore, Lajme
A A
“Gjithçka me Amerikën është e mirë”, a po e braktis Presidentja ‘varkën’ e Kryeministrit?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Derisa Kryeministri flet haptas për mospajtimet që i ka me zyrtarët amerikanë për Asociacionin, Presidentja beson se “gjithçka që ka të bëjë me Amerikën, është e mirë”. Këtë koment e bëri derisa po ecte krah Kurtit, të pakënaqur që amerikanët ia kanë nisur diskutimeve për Asociacionin, njëanshëm.

“Më duhet të jem i qartë, ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë…”. Kjo është deklarata e emisarit amerikan, Gabriel Escobar, nga e cila duket se i ka mbetur hatri Kurti. Ai beson që nga kjo buruan diskutimet, pa miratimin e tij, në Ambasadën amerikane, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të Kosovës.

***

Kryeministri Kurti është i pakënaqur me qasjen e zyrtarëve amerikanë për Asociacionin. Edhe më tutje, Kurti po u reziston kërkesave të tyre, ndonëse thotë është paralajmëruar në mënyrë indirekte për heqje të mbështetjes për Kosovën.

Por, Presidentja Vjosa Osmani, siç është deklaruar sot nuk ka ndonjë dilemë me gjithçka që e kërkojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ndryshe prej Kryeministrit.

“Gjithçka që ka të bëjë me Amerikën është e mirë. Kështu e komentoj”, ka thënë Presidentja, derisa ecte nëpër sheshin e Prishtinës, e shoqëruar me Kurtin, pas homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit.

SHBA-ja kërkon me ngulm nga Kosova që ta formojë Asociacionin, sa më parë. Meqenëse Qeveria Kurti, deri tash, kundërshtoi themelimin e tij, amerikanët në Prishtinë e kanë marrë vetë në dorë këtë çështje.

Në Ambasadën amerikane, sot po mbahet një diskutim për formimin e Asociacionit. Kryeministri Kurti para disa ditësh ka thënë se ai nuk është ftuar në diskutim. Sot tregoi se e ka çuar Shefin e Stafit të tij në Ambasadë.

“Unë nuk jam ftuar në atë takim, por ata që janë ftuar, le të shkojnë në atë takim dhe le ta diskutojnë. Por, po e ritheksoj, nga 33 marrëveshjet e Brukselit nuk bën të zgjidhet njëra sepse nuk ka hierarki. Nuk mund të krijohen hierarki artificiale, përveç rendit kronologjik”, kishte thënë Kurti në një intervistë për REL-in, kur u pyet për diskutimin e 31 janarit.

Kurti beson se diskutimi i thirrur në Ambasadën amerikane buroi nga deklarata e Emisarit Special të SHBA-së, Gabriel Escobar, se Asociacioni bëhet edhe po s’deshi Kryeministri.

“Pra, unë besoj që ky takim është pasojë e insistimit të zyrtarit të Departamentit të Shtetit amerikan, i cili është edhe emisar special për Ballkanin dhe i cili ka deklaruar që, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, Asociacioni duhet të bëhet“, thotë Kurti

Escobar, gjatë një vizite në Prishtinë në gjysmë të dhjetorit, ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara e shohin si angazhim të vetin formimin e Asociacionit.

“Është obligim për Serbinë, është obligim për Kosovën, është obligim për BE-në që ka ndihmuar në negocimin e tij [Asociacionit]. Dhe, pasi që ne e mbështesim dialogun, është edhe angazhim yni. Tani, një politikan i vetëm në një parti të vetme politike nuk mund të largohet nga ky detyrim. Pra, ne do të punojmë për Asociacionin. Ky do të jetë kontributi ynë në procesin e dialogut”, ka thënë Emisari amerikan.

Kryeministri Kurti e ka komentuar së fundmi këtë deklaratë, të cilën duket se e ka konsideruar të pavend.

“Unë kam pritur që ai [Escobar] në Beograd do të deklarojë që, pavarësisht presidentit të Serbisë, Serbia duhet ta njohë Kosovën në vend se në Prishtinë të thotë, pavarësisht kryeministrit të Kosovës, duhet të bëhet Asociacioni”, tha Kurti.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë disa herë se ata nuk kërkojnë diçka që do të ngjante në Republikën Srpska në Bosnjë e Hercegovinë. Por kjo, edhe më tutje, nuk e ka bindur Kryeministrin Kurti, rrjedhimisht as Lëvizjen Vetëvendosje.

Presidentja Osmani ka thënë në tetor se ajo përkrah “çdo iniciativë që nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”.

“Komunave tashmë u lejohet që të bashkohen në asociacione multietnike, pa kompetenca ekzekutive, pra si OJQ”, kishte deklaruar ajo.

Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, që është angazhuar personalisht në çështjen e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka publikuar një opinion të përbashkët me Escobarin, për Asociacionin.

Në atë shkrim thuhet se SHBA-ja nuk mbështet një Asociacion i cili do t’ia shtonte qeverisë së Kosovës një shtresë të re të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ.

Takimi për Asociacionin në Ambasadën amerikane, përfundoi pak më herët. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se ai ishte një “sesion dëgjimor”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë