Një person është arrestuar dje në Vushtrri.
Sipas të dhënave, atij i është gjetur një armë e mbajtur pa leje, me të cilën kishte shtënë herë në një aheng familjar, shkruan gazeta online Veriu.info.
Me vendim të prokurorisë ai është lënë i lirë.
Raporti i plotë policor:
Rr. Viciana, Vushtrri 23.08.2023 – 09:35. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar është konfiskuar një pistoletë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur shtatë gëzhoja. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.













