Mbrëmë rreth orës 22:30, mbrapa objektit të Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitarë ka pasur të shtëna me armë, .
Burimet e Sinjalit brenda kësaj qendre kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur pas një ngatërrese qe kanë pasur dy persona mes vete, që eskaloi me përdorimin e armës.
Shkak i kësaj, një person ka përfunduar në Emergjencë, ku po merr trajtim mjekësor, si pasojë e plagëve të marra.
I dyshuari për këtë rast, Sinjali mëson se është E.B, teksa viktima është një 25-vjeçar.
Burimet thonë se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende s’dihen motivet e rastit.












