Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjuha shqipe në Universitetin e Harvardit

22/10/2023 - 19:37
në Lajme
A A
Gjuha shqipe në Universitetin e Harvardit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në fillim të vitit, listës së gjuhëve të huaja që mësohen në Universitetin e Harvardit iu shtua edhe gjuha shqipe.

Kjo erdhi pas kërkesës së studentëve shqiptaro-amerikanë dhe mbështetjes së punonjësve shqiptaro-amerikanë në administratën e këtij universiteti.

Ky është semestri i dytë i dhënies së lëndës së gjuhës shqipe në Harvard.

Kolegu Burim Goxhuli ishte në qytetin Cambridge të Masaçusetsit ku ndodhet Universiteti i Harvardit dhe sjell më shumë hollësi mbi këtë programi.

Gjuha shqipe, lëndë me zgjedhje në departamentin e gjuhëve dhe qytetërimeve të Lindjes së afërt në Universitetin e Harvardit, ofrohet në tri nivele, atë fillestar, të mesëm dhe të avancuar, varësisht nga njohuritë e studentëve.

Ligjeruesi Faton Limani thotë se studentët që zgjedhin gjuhën shqipe nuk mësojnë vetëm bazën e gjuhës.

“Studentët mësojnë strukturën e gjuhës, gramatikën dhe morfologjinë, por edhe të folurit, shkrimin dhe leximin. Gjithashtu, unë si ligjerues, përveç atyre gjërave bazike, që u duhen studentëve për ta mësuar, për ta folur dhe për ta shkruar gjuhën shqipe, kam futur edhe pjesën e kulturës dhe historisë. Për çdo semestër studentët bëjnë nga një prezentim, ku zgjedhin tema të caktuara si historia e alfabetit të gjuhës shqipe, historia e shqiptarëve, apo folklori, muzika, tradita e të tjera”, thotë zoti Limani për Zërin e Amerikës.

Ishte studentja shqiptaro-amerikane Edona Çosoviç ajo që verën e vitit të kaluar parashtroi kërkesën që gjuha shqipe të bëhej pjesë e studimeve në Universitetin prestigjioz amerikan.

Studentja e Shkencave Politike ka lindur në Shtetet e Bashkuara nga prindër shqiptarë të Malit të Zi.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edona thotë se ishte dëshira për të studiuar më shumë mbi origjinën e saj ajo që e shtyu të kërkonte përfshirjen e programit të gjuhës shqipe në Harvard.

“Kjo është një arsye e rëndësishme për ta pasur këtë lëndë në Harvard. Unë kam dashur ta mësoj gjuhën, është shumë e rëndësishme për mua. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë. Dua që edhe fëmijët e mi të flasin shqip. Por dua ta kem edhe kulturën. Të mësoj më shumë edhe mbi historinë e Shqipërisë. Unë jam shqiptare nga Mali i Zi dhe nuk i di të gjitha ndodhitë në Shqipëri dhe Kosovë. Tash, pak nga pak, në çdo klasë unë mësoj më shumë”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Klasët e gjuhës shqipe i zgjodhi edhe Kevin Dervishi, student shqiptaro-amerikan me origjinë nga Tirana.

“Ndoshta nuk duhet ta them këtë në televizion, por familjes sime ende nuk i kam treguar, sepse dua t’i befasoj me një shqipe më të mirë dhe duke qenë më afër me komunitetin shqiptar. Një ditë, kur shqipja ime të jetë shumë më e mirë, do t’u tregoj se çfarë kam mësuar. Mezi po pres t’i befasoj”, thotë ai.

Kevini po vazhdon studimet e doktoraturës për biologjinë e kancerit në Harvard.

Ai thotë se pasi zgjodhi klasët e guhës shqipe, aftësitë e tij për t’u shprehur janë përmirësuar dukshëm.

“Jam shumë i lumtur sepse kur isha i vogël, harrova gjithë gjuhën shqipe. Por tani do ta praktikoj gjuhën dhe do të flasë prap në shqip”, thotë ai.

Studentja Çosoviç thotë se ruajtja e gjuhës është mënyra më e mirë për të mbajtur lidhjet me familjen.

“Prindërit e mi janë shumë krenar për mua, sepse ata kanë dashur gjithmonë që unë të jem shumë afër me kulturën dhe familjen time. Kur je më e lidhur me kulturën tënde është më e lehtë të jesh më afër me familjen. Kultura e shqiptarëve është të jesh më afër me familjen dhe të ruash lidhjet me komunitetin tend. Edhe ata janë shumë shumë krenarë për mua. Edhe ata që ndodhen në Mal të Zi. Gjithmonë pyesin për mua. Jam shumë e lumtur”, thotë ajo.

Edona është një nga drejtueset e shoqatës së studentëve shqiptaro-amerikanë në Harvard.

Ajo thotë se për momentin në Harvard janë 12 studentë shqiptaro-amerikanë.

Ky rrjet është një dritare informimi për të gjithë studentët e rinj shqiptarë, që duan të studiojnë në këtë universitet.

“Kur erdha në fillim në këtë program, menjëherë u njoha me studentë të tjerë shqiptarë, që ishin disa vite para meje. Pata mundësi të mësoj nga ata. Gjatë këtyre viteve në univesitet u njoha dhe ndihmoja studentët e rinj shqiptarë. Jemi një komunitet që e mbështesim njëri tjetrin”, thotë studenti shqiptaro-amerikan Kevin Dervishi.

Ky është viti i parë që gjuha shqipe jepet si lëndë mësimore në Harvard dhe aktualisht ka 5 studentë, 3 prej tyre shqiptaro-amerikanë.

“Këta studentë nesër kur të dalin nga universiteti zakonisht shkojnë nëpër vendet e tyre apo nëpër komunitetet e tyre dhe ka një ndikim shumë-dimensional sepse ata mbesin të informuar për Shqipërinë, dinë për shqiptarët në përgjithësi. Kjo mund të jetë një gjë shumë pozitive sepse ata nesër mund të jenë investitorë potencialë, ose ambasadorë potencialë të vendeve të tyre”, thotë zoti Limani.

Harvardi është i vetmi ndër universitet më të njohura prestigjioze amerikane, që ofron gjuhën shqipe.

Veç tij, gjuha shqipe mësohet në disa institucione të tjera amerikane si Universiteti Shtetëror i Arizonës, Universiteti DePaul dhe Kolegji Mercy në Nju Jork.

“I ftoj të gjithë shqiptarët kudo që janë nëpër universitete në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë tyre, që me mundësitë e tyre të shohin se si mund të fillojnë një lëndë me zgjedhje, apo një kurs të gjuhës shqipe, apo edhe studentët për shembull në universitete të ndryshme mund të fillojnë një klub studentor i cili organizohet përreth gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në përgjithësi”, thotë zoti Limani.

Zoti Limani shton se synimi i tij është që në të ardhmen, ndërsa rritet interesimi i studentëve për gjuhën shqipe, të themelohet edhe qendra për studime shqiptare në Universitetin e Harvardit. /VOA

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë