
Serbia pasi hapi një ndërtesë të përhershme për ambasadë në Washington në mesin e tetorit të vitit të kaluar, shumë pranë Shtëpisë së Bardhë, sipas ambasadorit Marko Gjuriq do të ketë edhe një rezidencë tjetër në kryeqytetin amerikan.
Ambasadori serb njoftoi që pas rindërtimit që është në vazhdim e sipër, rezidenca serbe do të bëhet shtëpi e ngjarjeve dhe manifestimeve kulturore e politike.
“Në qershor të hapim një rezidencë serbe këtu në Washington, do të jetë ndërtesë me rëndësi të madhe historike si për Washingtonin ashtu edhe për popullin serb…” – u shpreh ambasadori Gjuriq.
Serbia e kishte blerë edhe një ndërtesë tjetër në Washington të cilën e kishte shndërruar në përfaqësinë e re diplomatike dhe konsullore në këtë vend.
“… Jam krenar që Serbia po bën përpjekje të mëdha për të ndryshuar imazhin e saj të mirë,” – u shpreh ambasadori Gjuriq.












