Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata anulon pëlqimin për lejet ndertimore që jepeshin më PZhK, Opozita: Dikush të shkojë në burg

10/10/2023 - 23:29
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata anulon pëlqimin për lejet ndertimore që jepeshin më PZhK, Opozita: Dikush të shkojë në burg
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Komunën e Ferizajt nga viti 2017 lejet ndërtimore janë dhënë kryesisht bazuar në dokumentin: Plani Zhvillimor Komunal (PZHK). Gjykata Administrative në Prishtinë e ka shfuqizuar një leje që nga Qeveria, dikasteri përkatës, i ishte dhënë PO-ja këtij dokumenti. Opozita dhe shoqëria civile atje ngre akuza kundër pushtetit të PDK-së, por edhe ngritët dilema: çka do të ndodhë me ndërtimet milionëshe që janë bërë për këto vite sa është në funksion ky plan.

Gazeta Insajderi

Gazeta Insajderi për muaj të tërë ka raportuar për ndërtime shumëkatëshe në zona ku më herët lejohej ndërtimi i shtëpive, por jo edhe i rrokaqiejve. Këto leje që nga viti 2017 jepeshin me dokumentin : Plani Zhvillimor Komunal (PZhK).

Sipas dokumentit që ka siguruar Gazeta Insajderi, ky dokument tashmë rrezikon të shfuqizohet, kjo pasi që një Gjykatë në Prishtinë veçse ka marrë vendim që pëlqimi që para miratimit të tij në Kuvendin Komunal të Ferizajt u mor nga Ministria atëherë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, është shfuqizuar.  

Menjëherë pas shfuqizimit të këtij dokumenti, që prejk PZhK-në, e në bazë të të cilit janë lëshuar leje ndërtimore edhe për komplekse banesore me vlera milionëshe, me reagime ka dalë shoqëria civile e opozita në Komunën e Ferizajt.

Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv në rrjetin e OJQ-ve AVONET ka deklaruar se si organizatë janë të shqetësuar me heshtjen e institucioneve për këtë zhvillim.

“AVONET ngrit shqetësimin e thellë se si Komuna e Ferizajt, Ministria (e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës) dhe Prokuroria deri më tash nuk kanë marrë asnjë veprim konkret për ti trajtuar pretendimet e tyre, sidomos Komuna dhe Ministria tek të cilët qytetarët kanë paraqitur ankesat e tyre”, ka thënë Gashi në një prononcim.

Ai ka qenë më i ashpër me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

“Është më shqetësuese se si Prokuroria Themelore e Ferizajt me vite të tëra ka hezituar që të marrë veprime konkrete mbi pretendimet konkrete  që kanë paraqitur qytetaret. Ne themi që Prokuroria është pjesë e një krimi urgan duke mos vepruar me vite të tëra. Kemi raste kur Prokuroria ka mbyllur raste të tilla duke mos trajtuar në mënyrë serioze pretendimet e qytetarëve sidomos për vendimet e lejeve ndërtimore nga viti 2017. Dh, kjo është  dëshmi e argument që në këtë zhvillim nuk është i përfshirë vetëm një institucion, por një gamë e institucioneve në krimin urban”, ka thënë Gashi.

Në një konferencë ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj, ku në konferencë ishte edhe deputeti Dimal Basha.

Basha ka thënë që me këtë vendim të Gjykatës, zyrtarët e përfshirë në këtë rast duhet të përfundojnë në burg. “Jemi duke folur për një krim. Për këtë ka njerëz përgjegjës”, ka thënë Basha.

Edhe Lulzim Aliu, nënkryetar i Komunës së Feriajt kanë dalë me një konferencë duke reaguar për këtë vendim.

Sipas tij, është anuluar vetëm pëlqimi i Ministrisë së Mjedisit për PZhK-në, por jo edhe vet ky dokument i Komunës, ose  vendimi i Kuvendit Komunal të Ferizajt për miratimin e këtij plani në bazë të të cilit janë dhënë lejet.

Ai tha në konferencë  se lejet ndërtimore nuk janë të bazuara vetëm në PZhK, por edhe në Ligjin për ndërtim.

Sipas vendimit që ka siguruar Gazeta Insajderi, Gjykata në Prishtinë ka anuluar një dokument bazë të PZhK-së në Ferizaj, pra pëlqimin që para miratimit në Kuvendin Komunal këtij plani i kishte dhënë Ministria atëherë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, tash Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës që drejtohet aktualisht nga Liburn Aliu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë