Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata detyron Kujtesen që ta kthejë në punë dhe t’ia paguajë rrogat punëtorës së larguar padrejtësisht

20/03/2022 - 14:34
në Lajme
A A
Gjykata detyron Kujtesen që ta kthejë në punë dhe t’ia paguajë rrogat punëtorës së larguar padrejtësisht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Themelore e Pejës ia ka aprovuar kërkesëpadin Eltene Geca-Sadiku për anulimin e vendimit për ndërprerjen e marrëdhënies së punës nga e paditura ‘’Kujtesa Net’’, SH.P.K., e gjithashtu edhe kompensimi i pagave të humbura e atë në vlerë prej 1 mijë e 387 euro.

Këtë vendim kishte marrë gjyqtari i çështjes Ilir Berisha, ku ia anuloj vendimin e të paditurës ‘’Kujtesa Net’’, për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, e duke e detyruar atë që ta kthej në vendin e punës paditësen Geca-Sadiku.

Sipas aktgjykimit, gjyqtari Berisha, por anulimit të vendimit të paditurës, ai ia aprovoi kërkesën për kompensimin e pagave të humbura që nga ndërprerja e marrëdhënies së punës nga data 15 mars 2021 e gjerë me datën 31 gusht 2021, shumën prej 1,387.50 euro.

E paditura gjithashtu u detyrua që t’ia kompensoj paditëses shpenzimet e procedurës kontestimore atë në vlerë prej 835 euro.

Sipas aktgjykimit, gjykata kishte vlerësuar provat veç e veç dhe të gjitha në lidhshmëri reciproke e në kuptimin e nenit 8 të LPK-së, dhe erdhi në përfundim se në rastin konkret duhet vendosur si në dispozitivin e aktgjykimit në fjalë.

Lidhur me detyrat dhe përgjegjësitë e paditëses në vendin e punës në kompaninë ‘’Kujtesa Net’’, përkatësisht në pozitën si arkëtare, gjykata gjeti se paditësja kishte qenë në marrëdhënie pune me kontratë pune në kohë të caktuar, e atë në periudhë kohore prej 10 viteve, ku u konsiderua se kishte kontratë pune me periudhë të pacaktuar kohore.

Bazuar në nenin 10 pika 5 të Ligjit të Punës, gjykata konsideroi se fillimisht e paditura është dashur t’i zbatoj rregullat për ndërprerjen e kontratës së punës në kohë të pacaktuar.

Nga aktgjykimi thuhet se sa i përket vendimit për largimin e përkohshëm nga puna i datës 10.03.2021, gjykata konsideroi se i njëjti është i kundërligjshëm për faktin se është në kundërshtim me dispozitën nga neni 73 i Ligjit të Punës, i cili përcakton se “I punësuari mund të largohet përkatësisht nga puna, kur ndaj tij kanë filluar procedurat penale për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale, kur i punësuari është në vuajtje të paraburgimit, ose kur i punësuari kryen shkelje të obligimit të punës të përcaktuar me ligj’’, pra, thuhet se nuk qëndron arsye mbi bazën e të cilës e paditura ka vendosur si në vendimin në fjalë.

Sipas arsyetimit të aktgjykimit gjithashtu thuhet se vendimi nr.2935 i datës 15.03.2021, për shkëputjen e marrëdhënies së punës, është në kundërshtim me dispozitën nga neni 70 par.3 i Ligjit të Punës, ku përcakton se ‘’Punëdhënësi duhet që të mbajë takim me të punësuarin për t’ia shpjeguar atij/asaj ndërprerjen e kontratës së punës ose me qëllim që t’ia dorëzoj paralajmërimin, i punësuari ka të drejtë që të shoqërohet nga një përfaqësues sipas dëshirës së vet’’.

E në rastin konkret thuhet se e paditura ka vepruar krejt ndryshe nga ajo që është përcaktuar me ligj, e bazuar në këtë gjykata konsideroi se e paditura gjatë nxjerrjes së vendimeve në fjalë nuk ka zbatuar procedurën lidhur me ndërprerjen e marrëdhënies së punës ashtu si është paraparë me ligj, pra sipas gjykatës vendimet e të paditurës konsiderohen si të kundërligjshme, raporton ‘’Betimi për Drejtësi’’.

Në aktgjykim ishte cekur se gjykata vendimin e saj e kishte mbështetur edhe në vendimin e datës 10.06.2021, të nxjerrë nga Inspektoriati i Punës, ku në bazë të gjeturave, e paditura ka bërë shkelje të dispozitave ligjore ku si pasojë e kësaj ka rezultuar me shkeljen e të drejtave të punësuarve të garantuara me ligj.

Sipas aktgjykimit, gjykata nga provat e nxjerra ka gjetur se paditësja, me asnjë veprim të saj, në asnjë rast nuk ka bërë shkelje të detyrave të punës, përkundrazi e njëjta ka marrë mirënjohje për vitet e shërbimit të devotshëm në Kompaninë Kujtesa, e që vetvetiu e hedhë poshtë konstatimin e cekur në vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, ku thuhet se paditësja Eltene Sadiku, ka kryer shkelje të rëndë duke manipuluar me kontrata të klientëve.

Ndryshe, paditësja Eltene Geca Sadiku, në prill të 2021-ës, kishte ngritur padi kundër të paditurës “Kujtesa Net”, për kompensimin e të ardhurave personale dhe kthimin në vendin e punës.

Sipas padisë, në muajin nëntor 2008, paditësja kishte lidhur kontratë pune me të paditurën për kohë të caktuar, me të cilën paditësja mori detyrën që të kryejë detyrat e saja në cilësinë e punëtores me titullin ‘’Arkatare’’.

Sipas padisë thuhet se e paditura në mënyrë të kundërligjshme në mars të 2021-ës, përmes postës elektronike e kishte ftuar paditësen në një takim së bashku me koleget e punës, Altina Turjaka dhe Krenare Gusinja Grapci.

Gjatë bisedës përfaqësuesit e punëdhënësit ‘’Kujtesa Net’’, kanë shprehur akuzat e tyre ndaj paditëses dhe kolegeve prezente kinse për manipulim të kontratave të klientëve.

Vendimin mbi suspendimin e kishin përcjellë edhe përmes postës elektronike në të njëjtën datë duke korrigjuar datën e afatit të suspendimit nga data 10.03.2021 në datën 15.03.2021, meqenëse ky vendim i dorëzuar në zyrën e Prishtinës mbante parregullsi sepse në të njëjtën datë që ishte nxjerrë vendimi, përfundonte edhe afati i suspendimit pa pagesë. /BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë