Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata e dënon ish këshilltarin e Fatmir Limajt, ja për çfarë

07/08/2023 - 18:46
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata e dënon ish këshilltarin e Fatmir Limajt, ja për çfarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-këshilltari politik i ish-zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, Luan Maloku është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 700 euro gjobë për mosraportim të saktë të pasurisë.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të hënën, nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Maloku akuzohej se gjatë vitit 2019, nuk ka deklaruar saktë të hyrat dhe mëditjet si ish-këshilltar politik, i cili në seancën fillestare kishte pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim ndaj Malokut nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej një viti i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale.

“Kjo për arsye se në databazën e verifikimit të të kaluarës kriminale, i njëjti nuk është gjykuar asnjëherë për asnjë vepër penale”, tha tutje gjykatësi Gashi.

Ndaj tij u shqiptua edhe dënim me gjobë në shumë prej 700 euro, të cilin dënim i njëjti duhet ta paguajë në afat prej 15 ditëve pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë.

Nëse i akuzuari refuzon apo nuk është në gjendje ta paguajë dënimin me gjobë, atëherë dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.

I njëjti është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale aq sa do të llogariten nga gjykata, si dhe shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 20 euro të tjera për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 9 mars 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Luan Maloku akuzohej se në cilësinë e ish-këshilltarit politik në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministrit ka vepruar në kundërshtim me nenin 5, paragrafin 1.1, të Ligjit për deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë.

Siç thuhet në aktakuzë, i akuzuari Maloku ka qenë i detyruar që ta deklarojë pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, përmes formularit për deklarimin e pasurisë, ashtu që me rastin e deklarimit më 8 korrik 2020, për vitin paraprak 1 janar deri më 31 dhjetor 2019, nuk ka deklaruar saktë të hyrat dhe mëditjet si ish-këshilltar politik në shumën prej 15 mijë e 919 euro e 22 centë, ka deklaruar vetëm 6 mijë e 720 euro (560 euro në muaj), të cilën pagë dhe mëditje nuk e ka deklaruar në tërësi i akuzuari Maloku edhe pse ka qenë i detyruar ta deklarojë.

Me këtë, Maloku po akuzohej se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë