Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka marrë vendim që ta lirojë Hysen Muzliukajn, që u arrestua dje nga Policia e Kosovës.
Veriu.info raportoi ekskluzivisht para pak minutash për lirimin e Muzliukajt në mungesë të provave për ta mbajtur në arrest.
Gjykata i dha fund sot spektaklit të prokurorisë dhe policisë së Kosovës me arrestimin e djeshëm të Muzliukajt.
Për “koincidencë” një gjë e tillë ndodhi pikërisht një ditë pas përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës ku u përfshinë pushteti dhe opozita.