Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykata Speciale: Aktgjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së do të transmetohet me 10 minuta vonesë

22/08/2026 - 09:26
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykata Speciale: Aktgjykimi ndaj ish krerëve të UÇK-së do të transmetohet me 10 minuta vonesë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Aktgjykimi ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, në Hagë do të transmetohet me 10 minuta vonesë. Këtë ia ka konfirmuar VOX Kosovës vetë Gjykata Speciale.

“Seanca e 16 shtatorit do të transmetohet me 10 minuta vonesë, siç ishte rasti edhe me shpalljet e aktgjykimeve të mëparshme”, i tha VOX-it, Michael Doyle, zëdhënës në Gjykatën Speciale.

Zakonisht, në seancat tjera normale të periudhës së Gjykimit, vonesat janë nga 45 minuta.

Gjykata Speciale ka bërë me dije se ka interesim të jashtëzakonshëm për të parë nga afër seancën finale.

Për rrjedhojë, Dhomat e Specializuara janë detyruar të marrin kohë shtesë për konfirmimin e kërkesave për praninë fizike në sallë në kohën kur shpallet vendimi.

“Për shkak të numrit të kufizuar të vendeve në galerinë për publikun dhe numrit shumë të madh të kërkesave për pjesëmarrje në këtë seancë, procesi i shqyrtimit kërkon kohë. Sikurse është bërë me dije në lajmërimin e parë, konfirmimi me postë elektronike do të dërgohet jo më vonë se dy javë përpara seancës. Në atë kohë, të gjithë ata që kanë dërguar kërkesë brenda afatit do të marrin përgjigje në të cilën konfirmohet në qoftë se pjesëmarrja e tyre është e mundur ose jo, bashkë me çdo informacion tjetër relevant”, thotë Specialja në komunikatë.

Afati i dorëzimit të kërkesave për prani fizike në seancë ishte deri më 24 korrik.

Katër ditë para aktgjykimit, në Prishtinë do të mbahet marsh përkrahës ndaj katërshes së UÇK-së nën thirrjen “Kosova po pret”.

JU REKOMANDOJMË

Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës

Në shtëpinë e Sabit Gecit në Llaushë vendoset pllaka përkujtimore për UÇK-në, merr pjesë edhe djali i Ibrahim Rugovës
27/11/2026 - 15:20

Në shtëpinë e ish- komandantit të UÇK-së, Sabit Geci, në Llaushë, sot është vendosur një pllakë përkujtimore si simbol i pikënisjes së daljes publike të UÇK-së më 28...

Më shumëDetails

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik

Shiroka Pula takon homologun kroat: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik
27/11/2026 - 14:51

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, në kuadër të Procesit Brdo–Brijuni, që po mbahet në Ohër. Shiroka Pula...

Më shumëDetails

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë

16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë
27/11/2026 - 13:55

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte kërkuar Gjykatës Speciale që gjatë vizitës katër-ditore të tij në Prishtinë, të qëndrojë gjatë gjithë kohës në shtëpinë...

Më shumëDetails

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë

Çitaku: Thaçi ishte komandant suprem kur FSK-ja mori mandatin e ushtrisë
27/11/2026 - 13:28

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e Ditës së Forcës.Çitaku...

Më shumëDetails

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët

Black Friday në Kosovë, MINT del me një paralajmërim për qytetarët
27/11/2026 - 13:25

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me blerjet që bëjnë...

Më shumëDetails

Isa Mustafa kritikon debatin për vrasjet e pasluftës: Nuk i shërben kësaj çështjeje

27/11/2026 - 12:41

Tema e vrasjeve të pasluftës në Kosovë është rikthyer në qendër të vëmendjes publike. Lidhur me këtë çështje ka folur edhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    Çka thuhet në aktakuzën ndaj Arberita Mehmetaj, Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu e Naim Demiri që dyshohen për dallavere me tender

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Ja kush janë tre “bossat” e arrestuar dje në Prishtinë, iu sekuestruan pasuri mbi 1 milion euro

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Vrasja e trefishtë në Gllogjan, vëllai i të miturit: Ne e dimë kush e bëri, fjalën tonë e mbajtëm, tash është radha…

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ushtarakë serbë vijnë në Prishtinë për takim me homologët e tyre në KFOR, s’dihet se si u futën në Kosovë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Dyshime për keqpërdorime në kontratën 2 milionëshe me “Caritas Kosova”, Krimet Ekonomike ‘zbarkojnë’ në Komunën e Fushë-Kosovës?

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë