Jeton dhe Nexhat Vllasaliu janë dënuar sot me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Bedri Rexhepi.
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda njoftoi se ata janë dënuar për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë dhe Dëmtimi i varreve apo kufomave.
Gjykata ka dhënë detaje rreth rastit.
“Pas vrasjes tek viktima kishte gjetur vetëm shumën prej 8000 € (tetë mijë euro) që i ka ndarë me të pandehurin N.V. , pastaj, kufomën e të ndjerit e dërgon në katin e tretë të shtëpisë dhe në pamundësi për ta varrosur e kishte mbështjell kokën e tij, me qese të zezë të najlonit kurse tërë trupin me perden e shtëpisë së të pandehurit N.V., dhe e kishte lidhur me një litar. Pastaj, veturën e të ndjerit B.R. të tipit “Jeep Grand Cherokee” e kishte dërguar në arat e fshatit Sushicë-Janjevë. Nga aty, i pandehuri J.V. i kishte telefonuar të pandehurit N.V. i cili pastaj e kishte marrë me veturën e tij, të tipit “Skoda Octavia”, mu në rrugën që dërgon tek vendi ku e kishte lënë automjetin “Jeep Grand Cherokee”.
Në këtë mënyrësipas gjykatës, i pandehuri N.V. kishte marr pjesë në kryerjen e veprës dhe atë duke tentuar t’i humb gjurmët e kryerjes se veprës, ashtu siç edhe ishte planifikuar me herët.
“Të nesërmen herët ne mëngjes me 09 prill 2021, së bashku shkojnë në shtëpinë e tyre në fshatin Vllasali tek vendi ku ishte kufoma dhe në bashkëkryerje e dërgojnë në vendin kodrinor malor të quajtur “Mali i Madh në Vllasali”, ky i pandehuri N.V. e kryen veprimin siç e kishin planifikuar më herët, për zhdukjen e kufomës duke e varrosur dhe duke i fshehur edhe gjurmët deri me datë 30.09.2022, kur janë gjetur mbetjet mortore të dëmtuarit B.R”.