Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjykimi kundër “Bagerit”, dëshmitari thotë se Bujar Shabani ia shfrytëzoi emrin dhe diplomën pa dijeninë e tij

02/04/2024 - 22:09
në Kryesore, Lajme
A A
Gjykimi kundër “Bagerit”, dëshmitari thotë se Bujar Shabani ia shfrytëzoi emrin dhe diplomën pa dijeninë e tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dëshmitari Arben Vranovci në gjykimin ndaj të akuzuarit Bujar Shabani, drejtor i kompanisë “Bageri”, tha se ky i fundit ia kishte shfrytëzuar diplomën dhe emrin pa dijeninë e tij.

Dëshmitari Vranovci, tha se kishte përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës, për Ndërtimtari dhe Arkitekturë. Ai tha që gjatë studimeve ka qenë një grup i shoqërisë ku në atë grup ka qenë edhe nipi i tani të akuzuarit Bujar Shabani, i cili quhet Meriton, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Ne si grup i kemi pas numrat e njëri-tjetrit, Meritoni e ka ditë që unë kam diplomë universitare të Fakultetit të Ndërtimtarisë. Ai ka bisedu me tani të akuzuarin dhe ia ka dhënë numrin tim, pastaj Bujari më ka kontaktuar, i njëjti më ka thënë që ka interes në diplomën time dhe unë i tregoj që jetoj në Norvegji ndërsa në Kosovë vij vetëm gjatë pushimeve verore”, rrëfeu dëshmitari Vranovci.

ADVERTISING

Prokurori Fatos Ajvazi, e ka pyetur dëshmitarin Vranovci se a ishte finalizuar bashkëpunimi i tij me kompaninë në fjalë, dëshmitari tha se po.

“Po, duke u bazu në suaza të mirëbesimit meqë njihja nipin e tij atëherë unë i dorëzova diplomën në shfrytëzim në cilësi të bashkëpunëtorit të jashtëm. Kjo marrëveshje është bërë vetëm gojarisht ka zgjatë 1 vit dhe nuk është formalizuar me akt formal apo me shkrim”, tha dëshmitari Vranovci

Sipas të njëjtit, ky bashkëpunim ka ndodhur në vitin 2009, ndërsa tha se kur vinte për pushime në Kosovë, paguhej përafërsisht 300-400 për muaj nga kompania në fjalë.

“Pas një viti i kontaktova në telefon, teksa më konfirmuan se kompania nuk kishte nevojë për mua dhe diplomën time, dhe këtu ka përfunduar bashkëpunimi jonë”, tha dëshmitari Vranovci

Dëshmitari Vranovci deklaroi se në vitin 2019 kishte dyshuar tek kompania “Bageri” që po i shfrytëzonin ende diplomën, andaj i kishte telefonuar duke u treguar për dyshimet e tij.

“Në vitin 2019 unë dyshova që Bujari nuk ka ndaluar së përdoruri diplomën time, pastaj e thirra në telefon i tregova për dyshimet e mia, i njëjti më tha që diplomën time e kishte sekondare pasi që nuk i duhej por që e mbante për ta forcuar, atëherë më propozoi prapë bashkëpunim mirëpo kësaj here ne kemi bërë një kontratë”, tha dëshmitari Vranovci.

Më tutje, në vitin 2020 dëshmitari Vranovci tha se e kishte telefonuar organizata “Avonet” dhe e kishin pyetur për bashkëpunimin me kompaninë “Bageri”, duke shtuar se të njëjtit i kishte njoftuar që posedon kontratë me shkrim dhe se është i punësuar në cilësi të bashkëpunëtorit të jashtëm vetëm në rast nevoje.

“Të njëjtit më kanë dëshmuar edhe përmes email se bëhet fjalë për disa tenderë ku kompania kishte tenderuar në emër të diplomës sime, për të cilat unë nuk isha fare i njoftuar”, tha dëshmitari Vranovci.

I njëjti tha se pas njoftimit që kishte marrë nga organizata joqeveritare “Avonet” që po i keqpërdorej diploma, më tutje nuk kishte bashkëpunuar me kompaninë në fjalë.

“Nga kjo OJQ kam pranuar në email, një listë të tenderëve me shuma marramendëse ku kishte figuruar emri dhe diploma ime, atëherë jam detyruar të angazhoj avokat për çështje juridike”, ka deklaruar dëshmitari Vranovci.

Ndryshe, më 3 maj 2023 i akuzuari Bujar Shabani drejtor i kompanisë “Bageri”, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzës se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.

Sipas aktakuzës së ngritur më 26 prill 2022 nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në muajin mars të vitit 2019, i pandehuri si pronar i Operatorit Ekonomik NPSH ‘Bageri’, me seli në Ferizaj, me vetëdije kishte shkelë rregullat e prokurimit publik gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokument të rremë, në atë mënyrë që me rastin e ofertimit në projektin ‘Zgjerimi i rrugës në fshatin Bibaj, kyçja në autostradë Arbër Xhaferi’, me numër të prokurimit 656-19-3136-511 dhe ofertimin në projektin ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc’, me numër të prokurimit 656-19-3386-511, kishte ofruar të dhëna të rreme, përkatësisht kishte falsifikuar kontratat e punës të lidhura me të dëmtuarit Arben Vranovci dhe Violeta Aliu, duke ndërruar përmbajtjen e kontratave të punës.

Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri Shabani e po ashtu pa lejen dhe dijeninë e të lartcekurve kishte përdorur diplomat e kualifikimit universitar, CV-të, referencat si dhe licencën për kryerjen e matjeve kadastrale në emër të Violeta Aliut, me qëllim të mashtrimit dhe ndikimit në vendimin e një autoriteti kontraktues në procedurën e prokurimit publik, me ç’rast i njëjti është përzgjedhur si tenderues i suksesshëm duke përfituar projektin trevjeçar ‘Asfaltimi i rrugëve në fshatin Jezerc.

JU REKOMANDOJMË

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën
Lajme

Haziri: Kurti e bën një hap para e dy prapa – Ai po sillet me dy standarde, po e vuajmë këtë mendësi

18/07/2025 - 22:55
Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë
Lajme

Sveçla konfirmon ndalimin e Igor Popoviq: Nuk do të tolerojmë fyerje dhe përdhosje të historisë sonë

18/07/2025 - 22:36
Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë
Kryesore

Berlin: Deputeti gjerman kërkon që të drejtat e shqiptarëve në Serbi të trajtohen si të serbëve në Kosovë

18/07/2025 - 22:27
Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht
Lajme

Arrestimi i Popoviqit në Rahovec për shkak të fjalimit anti UÇK, Petkoviq e njofton Brukselin: Të lirohet urgjentisht

18/07/2025 - 22:23
Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse
Lajme

Frenimi i luftës: BE dhe Mbretëria e Bashkuar ulin çmimin e naftës ruse

18/07/2025 - 22:13
Policia gjen produkte medicinale në një objekt në Mitrovicë të Veriut, nuk dihet të kujt janë
Lajme

Rreziku nga spiunët, Serbia synon destabilizimin e Kosovës

18/07/2025 - 22:09

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    Thellohet skandali: Në vend të rrënimit, ‘Medi Premium’ ndërton edhe një ‘Penthouse’ pa leje – inspektorët nënshtrohen përballë biznesmenit Albert Halilaj

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Skandal: 40 vjeçarja nga Podujeva u operua për kancer, por i doli vetëm zorra qorre

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • As Benzema, as Vinicius Jr., por Butrint Imeri: Publikon video me influenceren shqiptare, Melissa

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Incidenti në Pejë: Zbraz kallashin në ajër pasi nuk u lejua të parkohej te një biznes privat (VIDEO)

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Formohet një subjekt i ri politik në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë