Deputeti në detyrë i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka komentuar raportimin e gazetës së njohur gjermane “Bild”, ku, sipas informatave të saj, trupat amerikane mund të largohen nga Kosova dhe se për këtë po përgatitet një shtet i fuqishëm evropian.
Duke cituar artikullin e “Bild”, Gola se “kemi të bëjmë me një kërkesë të Putinit të vitit 2021 për tërheqjen e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s, që i janë bashkëngjitur aleancës pas 1990”.
Ai shtoi se “asgjëkundi nuk mund të gjeni ndonjë lidhje ndërmjet këtyre pandehmave dhe rilegjitimimit të Albin Kurtit si kryeministër pas rezultatit zgjedhor të 9 shkurtit.”
Ndonëse gjatë qeverisë Kurti II, marrëdhëniet e Kosovës me aleatët kryesorë, përfshirë ShBA-në dhe BE-në, u tensionuan ndjeshëm, çka çoi në vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe pezullimin e Kosovës nga stërvitja ushtarake shumëkombëshe “Defender Europe 2023”, Gola shtoi se, edhe nëse këto pandehma të ndryshimeve gjeopolitike dalin të vërteta, “konfirmojnë të drejtën e insistimit të kahershëm politik të LV-së për pavarësim dhe fuqizim ushtarak dhe të mos e reduktojmë mbrojtjen e vendit vetëm në miqësinë me aleancat gjeopolitike”.
Postimi i plotë:












