Një grabitje raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Policia në raportin e saj 24 orësh ka bërë me dije se dy meshkuj kosovarë, punëtorë në një pikë të derivateve, kanë raportuar se dy të dyshuar deri më tani të pa njohur kanë hyrë në pikën e derivateve dhe nën kërcënimin e armës (thikës) i kanë grabitur 300 (treqind) € dhe 10 pako cigare, më pas kanë ikur në drejtim të pa njohur.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.
Rasti vazhdon të hetohet teksa nuk janë dhënë më shumë detaje.












