Agjencia e Meteorologjisë në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në bashkëpunim me Krimet Ekonomike kanë zhvilluar aksion në një nga pompat e derivateve në Vushtrri, ku janë gjetur disa shkelje.
Sipas Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në tri dorezat e shpërndarësit të derivateve ka pasur shmangie të konsiderueshme të sasisë.
Veriu.info mëson nga burimet e saj se bëhet fjalë për pompën e derivateve Graniti e cila gjendet në rrugën “Faruk Beqiri” në Vushtrri. M
Po ashtu sipas njoftimit të ministrisë në njërën nga dorezat është këputur bllomba zyrtare./Veriu.info/
Komunikata e plotë e ministrisë:
Mashtrimi ndaj konsumatorit përmes shmangies së sasisë së derivateve të naftës
Në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në aksionin e zhvilluar të datës 11.05.2023, ka realizuar verifikimin e jashtëzakonshëm të shpërndarësve të karburantit, të instaluar në një nga pikat shitëse në rrugën Faruk Beqiri, në Vushtrri.
Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim:
*Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik.
*Në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të
naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë.
Procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë












