Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Greva më e komplikuar sesa që duket

08/09/2022 - 08:21
në Kryesore, Lajme
A A
Greva më e komplikuar sesa që duket
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Qindra mijëra nxënës në Kosovë mbeten jashtë shkollave, në ditën kur do të duhej të niste java e dytë e mësimeve.

Sindikalistët e arsimit këmbëngulin se do ta vazhdojnë grevën, derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbështetje financiare prej 100 eurosh në muaj, për të gjithë punonjësit e arsimit.

Qeveria e Kosovës, në përgjigje, thotë se Projektligji për pagat, që parasheh rritje, do të dalë në miratim së shpejti dhe kërkon hapjen e shkollave.

Këshilli i Prindërve të Kosovës, në anën tjetër, u bën thirrje të dyja palëve që t’i gjejnë zgjidhje grevës, duke thënë se bllokimi i sistemit arsimor është i papranueshëm.

Vetë mësimdhënësit duket se janë të ndarë.

REL vizitoi të martën e 6 shtatorit Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku pa së paku dy mësimdhënëse duke pritur nxënës.

Njëra prej tyre, e cila kërkoi të mos identifikohet, konfirmoi për REL-in se ka filluar mësimin me nxënës të klasës së parë, nga data 5 shtator.

Duke mos dhënë më shumë detaje, ajo tha se u ka kërkuar prindërve që t’i sjellin fëmijët në shkollë.

Me gjithë përpjekjet, REL nuk arriti të kuptojë nëse mësimdhënësja është dashur të marrë miratimin e Drejtorisë së shkollës për zhvillimin e mësimit.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacione dhe pamje të disa shkollave të tjera në Kosovë, ku pretendohej se ka nisur mësimi, por REL nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur.

Më 6 shtator, REL vizitoi edhe Shkollën Fillore “Elena Gjika” në Prishtinë, ku mësimi nuk kishte nisur në asnjë klasë. Atje ishin disa mësimdhënës, që nuk mbanin orë.

Dyert e mbyllura për nxënës i kishte edhe Shkolla tjetër Fillore “Ismail Qemali”.

“Asnjë mësimdhënës nuk e dëshiron grevën, por ata e mbajnë atë për t’iu plotësuar kërkesat”, tha Naim Bytyçi, arsimtar i Matematikës në këtë shkollë.

Sipas tij, “fajin” e ka Qeveria, e cila “nuk pranon dialog” me sindikalistët e arsimit.

Kryeziu: Dialogu me kushtëzime dhe kërcënime nuk është dialog

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se kryeministri Albin Kurti ka pasur takime me përfaqësuesit e sindikatave dhe se çdo kërkesë e tyre “ka pasur një përgjigje dhe qëndrim”.

Ai tha se sindikalistët e kanë zëvendësuar kërkesën për Ligjin për paga me kërkesën për 100 euro shtesë, “duke kushtëzuar me këtë kërkesë ndalimin e grevës, sidomos në arsim”.

“Ne synojmë trajtim dhe zgjidhje sistematike të sfidave të sistemit të arsimit. Synimet dhe planet tona nuk mund të pengohen e kushtëzohen nga kërkesa arbitrare. Dialogu me kushtëzime dhe kërcënime nuk është dialog. Mësimi duhet të fillojë sa më parë në të gjitha shkollat e vendit”, tha Kryeziu.

Ai shtoi se mësimdhënësit, në Projektligjin për paga, parashihet të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë, çfarë nënkupton edhe pagë më të lartë.

Dialogu social si zgjidhje?!

Radio Evropa e Lirë nuk arriti të bjerë në kontakt me përfaqësues të sindikatave të punëtorëve nga Këshilli Ekonomik Social.

Ky këshill përfshin punëdhënësit, punëmarrësit dhe Qeverinë e Kosovës.

Sipas Ligjit në Kosovë, Këshilli Ekonomik Social duhet të merret me zgjidhjen e kontesteve ekonomike, sociale dhe profesionale, me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe.

Greva e punonjësve të arsimit dhe shërbyesve civilë ka nisur më 25 gusht, por që nga ajo kohë nuk ka pasur ndonjë komunikim zyrtar nga ana e këtij këshilli si tërësi.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, i cili është pjesë e këtij këshilli, tha më herët, përmes një komunikate për media, se zgjidhja e grevës arrihet vetëm përmes dialogut social.

Dialogu social nënkupton negociata ndërmjet përfaqësuesve të Qeverisë, punëdhënësve dhe punonjësve për çështje me interes të përbashkët.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, Skender Reçica, pajtohet se dialogu social do të çonte në zgjidhje të problemit.

Reçica kujton se edhe në të kaluarën, kur ka shërbyer si ministër, ka pasur kërkesa të ngjashme të grevistëve.

“Ka ndodhur shpesh që kërkesat e tyre nuk janë përmbushur, sepse nuk ka pasur mundësi buxhetore, e shpeshherë kapacitetet ligjore kanë qenë të limituara, por kur jemi ulur e kemi diskutuar, edhe sindikatat e punëtorëve e kanë parë situatën”, thotë Reçica.

Sipas tij, Këshilli Ekonomik Social është mekanizmi më i mirë që ka Kosova për t’i zgjidhur këto probleme, por, siç shton, problemi është te Qeveria.

“… ajo ka vendosur barriera në raport me kërkesat dhe dialogun me sindikatat. Qeveria, si pjesë e këshillit, duhet të propozojë diçka, që të dilet nga kjo situatë”, konsideron Reçica.

Në një konferencë për media më 3 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mësimdhënësit që të mos e bojkotojnë mësimin.

“Organizimi sindikal është tejet i rëndësishëm për të drejtat e punëtorëve, mirëpo kërkesat absurde, iracionale që, në fakt, më shumë janë dëshira arbitrare sesa mundësi reale, nuk mund të ecin përpara”, ka thënë Kurti.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është përfshirë në diskutime, duke takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK).

Osmani, po ashtu, ka bërë thirrje për hapjen e shkollave.

Greva nuk ndalet pa plotësimin e kërkesave, ka përsëritur në disa raste kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Gjendja në sektorin publik

Paga mesatare bruto në sektorin publik në Kosovë është rreth 480 euro.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar më 3 shtator se do t’i mbështesë punonjësit e sektorit publik me nga 50 euro në muaj deri në fund të vitit, për shkak të krizës me rritjen e çmimeve.

Norma e inflacionit në Kosovë ka arritur në 14.2 për qind në muajin korrik, nga 0.9 për qind sa ka qenë në korrik të vitit të kaluar.

Ministria e Punëve të Brendshme ka hartuar tashmë Projektligjin për pagat, i cili këto ditë pritet të dalë në debat publik dhe, pastaj, të dërgohet për miratim në Qeveri.

Gjendja në arsim

Cilësia e arsimit në Kosovë është kritikuar në disa raporte dhe vlerësime ndërkombëtare.

Në një raport të publikuar në vitin 2020, Banka Botërore ka vlerësuar se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.

Kosova, po ashtu, ka dalë gati në fund të listës në dy teste të PISA-s – program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve.

Gjatë dy vjetëve të parë të pandemisë së koronavirusit, më 2020/21, nxënësit në Kosovë kanë kaluar në mësim online në disa periudha kohore.

Tani, kur pandemia është më e qetë dhe s’e pengon mësimin në klasa, është greva ajo që i mban nxënësit larg tyre./REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë