Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

​Gruaja që mposhti kancerin rrëfen betejën me sëmundjen dhe apelon gratë: Bëni kontrolle

02/10/2022 - 12:34
në Lajme
A A
​Gruaja që mposhti kancerin rrëfen betejën me sëmundjen dhe apelon gratë: Bëni kontrolle
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Nuk kam mundur këtë spital me pa dhe më erdh puna vet për vete me hy aty”, rrëfen 53-vjeçarja, dikur e prekur me sëmundjen e kancerit të gjirit. Ajo thotë se para sëmundjes, e kishte të vështirë të shoh objektin me xhama të kaltër të Onkologjisë, por më pas frika e madhe ju kthye në forcë për të jetuar. Katër vjet më parë, Valbona Ismaili rrëfen se u diagnostikua me sëmundjen e kancerit të gjirit, të cilën nuk e përballoi lehtë por vendosi që të fitojë këtë betejë.

Në vjeshtë të vitit 2018, nëna e dy fëmijëve, filloi të humbasë peshë dhe të mos ndjehej mirë.

Ismaili: Humbja peshë pa dietë specifike

“Disa mjekë i kam vizituar se nuk dija se çfarë po ndodhte me humbje të peshës, jo drastike por humbja peshë pa dieta specifike. Njëkohësisht edhe vitamina D më pati ra në 3 që është një ndër indikatorët e kancerit të gjirit dhe është edhe vitamina D e ulët. Përkundër këtyre simptomave nuk më kanë orientuar sepse kam qenë të endokrinologu. Kur mora të bëjë vizitën rutinë tek kirurgu torakal, e pa një ciste që tha se nuk është një cistë e keqe. Por, prapë se prapë më la në vëzhgim. Më tha eja pas tre muajsh. Në momentin kur mjeku të thotë eja pas tre muajsh apo gjashte muajsh, dije që po dyshon diçka. Por unë nuk e kam menduar atë”, rrëfen Ismaili.

Pas tre muajve, ajo bëri edhe një incizim tjetër, ku vërejti që cista veçse kishte filluar të marrë përmasa më të mëdha.

Kur bëri mamografinë, ajo ishte njoftuar se trupin e saj po e ngacmon një tumor, ndërkaq pas biopsisë, Ismaili u diagnostikua me kancer agresiv invaziv.

Vizitat e para i bëri vet, por ditën kur do të merrte rezultatet e biopsisë u shoqërua nga mikja e saj e ngushtë.

Ismaili: Një pikë lot e kam derdhur

“U bë biopsia, pas një kohë shoqja ime e ngushtë që kam qenë një kohë të gjatë me të shoqe, ajo shkoi me marr rezultatet dhe u takuam aty te radiologu dhe erdhi edhe ajo. Madje ajo më ka kumtuar atë lajmin më të keqin. Por, ajo deshi vetë. Është një moment që në të vërtetë nuk më kujtohet shumë, e di që nuk kam reaguar shumë. Një pikë lot e kam derdhur, por aq. Paraprakisht jam munduar ta para-përgatis atë lajmin”, shton Ismaili.

Nëna e dy fëmijëve, e cila ka shtetësinë italiane, vendosi që të trajtohej në Kosovë. Ajo jeton me nënën e saj dhe rrëfen se gjithmonë kujdesej që ajo të mos e përjetojë rëndë sëmundjen e saj.

Megjithatë, përkundër gjendjes jo të mirë fizike e emocionale, 48-vjeçarja asaj kohe, vazhdoi të punojë e të mos ndalej.

Dikur kishte frikë të madhe nga mjekët, por vullneti e dëshira e madhe për të jetuar mposhti gjithçka.

Në shkurt pati seancën e parë të kimioterapisë, për çka tregon se ka pasur nevojë për psikolog.

Ismaili: Kam pasur frikë

“As operacioni nuk më ka shqetësuar, pak kimioterapia. Sepse nuk kam pasur njohuri, kam pasur frikë. Sepse ne kemi tendencë të kemi frikë prej të panjohurës. Nuk kam pasur njohuri bazike sepse nuk kemi pasur dikë familjarë të sëmurë që të dija procedurat se si shkojnë. Mandej, besoj që disa informacione bazë nuk i kam pasur që shumë më kishin kryer punë për pacientin…Unë nuk kam ditur a duhet të shkoj pa ngrënë mëngjes, a mundem ta heq kanillën që të shkoj në tualet nëse më duhet. Janë disa gjëra dhe e kam marrë ashtu, aty ka qenë frika ime derisa e kam kryer kimioterapinë”, shton më tej ajo.

Valbona nga Prishtina arriti që me gjashtë seanca për trajtimin e kancerit të mposhtë këtë sëmundje. Por, beteja për mposhtjen e qelizave kanceroze nuk ishte e lehtë.

Ajo rrëfen se kohë me parë nuk dëshironte as të kalojë para objektit të Onkologjisë, ku trajtohen personat e sëmurë me kancer.

Ismaili: Sa herë më ka rastis të kaloj te Onkologjia e kam kthyer kokën

“Një spital që bie në sy me ata xhamat e kaltër. Sa herë më ka rastisur të kalojë andej, e kam kthyer kokën se më janë dhimbsur personat që janë të sëmurë aty. Nuk kam pasur asnjë familjarë dhe kurrë nuk e kam vizituar atë spital. Edhe e kam evituar edhe shikimin. Herën e parë vetë kam shkuar. Edhe ajo ka qenë pak një ndër ato ndjenjat, emocionet jo fort të mira. Thash nuk kam mund këtë spital me pa dhe më erdh puna të hyj vetë aty”, tregon Ismaili për kohën e shkurtit kur filloi të marrë kimioterapitë.

Gradualisht filluan të shfaqen edhe ndryshimet e para në trupin e Valbonës.

Ajo vendosi që edhe pas disa javëve që kishte kryer operimin, të mos shikojë vetën në pasqyrë.

Ismaili: Nuk e kam shikuar vetën në pasqyre

“Unë kam qenë frikacake edhe për çdo plagë të shoh. Hiç, minimale plagët nuk i kam shikuar por më është dashur të ballafaqohem me një gjë shumë më të madhe… Ka kaluar një kohë pasi e kam hequr fashën, është shëruar plaga, ka kaluar një kohë që nuk jam shikuar në pasqyre. Nuk e kam pasur atë guximin. Nuk e kam sforcuar vetën të shihem në pasqyre derisa nuk kam qenë e gatshme. I kam kryer pastrimet rutinë, nuk jam shikuar”, shprehet Ismaili derisa rrëfen që e kishte paramenduar veten se si do të dukej pas operacionit.

Me fillimin e seancave të kimioterapisë, Ismaili tregon se flokët kishin filluar të pakësohen. Për këtë, kishte preferuar t’i shkurtonte në fillim dhe të mbante paruke.

Ismaili: Në fillim i kam shkurtuar flokët

“Kam shkuar paraprakisht i kam shkurtuar flokët se më kanë thënë që më lehtë është nëse i shkurton. I kam shkurtuar krejt edhe pas kimios së dytë filluan kapak-kapak. Mjeku më tha qe nuk më bien më shumë, nuk ranë krejt. Pas seancës së tretë filluan prapë. Aty pak u zhgënjeva, se më tha që me kaq u krye dhe pas të tretës prita që po rriten aty veç filluan që pjesa tjetër që kishte mbetur të bien”, thekson 53-vjeçarja.

Përkundër të gjitha vështirësive, Ismaili thotë se gjeti vullnetin e forcën që të mos dorëzohej. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2019, ajo tregon se kishte vendosur të bëjë ndryshime pozitive në jetë.

Valbona Ismaili, dikur e prekur me sëmundjen e kancerit e gjirit u bën thirrje të gjitha grave që të mos dorëzohen para kësaj sëmundje. Ajo fton të gjitha gratë dhe vajzat që të jenë të kujdesshme dhe të bëjnë kontrolle rutinë.

Ismaili: Ka shumë rëndësi diagnostikimi në fazë të hershme

“I këshilloj të gjitha gratë dhe vajzat që të bëjnë kontrolle rutinë. Mandej ju tregojnë cilat kontrolle është nevoja. Sepse shumë ka rëndësi diagnostikimi në faza të hershme. Nuk është njëjtë, sepse unë e kam kryer e kam përfunduar si gripin. Kjo është kryer dhe për mua është kapitull i mbyllur kam dëgjuar gra që shohin ndryshime dhe nuk kam guxim të shkojnë, por vetëm keqësohet gjendja jote, avancohet stadi dhe terapitë janë më të rënda”, përfundon ajo.

Të njëjtën thirrje e bën edhe Nafije Latifi, e cila luftoi vet me kancerin. Ajo thotë se çdo e dhjeta grua është e rrezikuar të atakohet me këtë sëmundje.

Drejtoresha e Organizatës për Luftimin e Kancerit të Gjirit – Jeta/Vita, Nafije Latifi tregon se çdo vit me qindra raste të reja po diagnostikohen me këtë sëmundje.

Latifi: Sëmundja atakon 400 raste të reja në vit

“Sëmundja është prezente këtu, atakon 400 raste të reja, rreth 400 gra në vit. Atakon edhe një numër të meshkujve, por është 1 për qind”, thotë Latifi.

Ma tej, ajo shton se edhe më tej ka mungesë të infermierëve në Onkologji dhe gratë me këtë sëmundje po përballen me vështirësi.

Latifi: Prej fillimit ka mungesë të barnave

“Ky institut është projektuar për 100 pacientë, aty sot shkojnë, frekuentojnë 300 pacientë. Merreni me mend ata ambient të ngushtë, ku duhet të pritet par kimioterapi të ndërrohen dy-tre sëmurë në pritje të shtratit. Ai ambient nuk mjafton sot për atë fluks sot ka numër të madh të pacientëve. Nuk i përshtatet nevojat qe kanë pacientët dhe që ka edhe stafi…. Për vite me radhë, prej fillimit ka qenë mungesë e barnave. Kurrë nuk ka qenë mbulueshmëria e nevojshme aq sa ju ka nevojitet pacientëve. Çdo herë thuhet që nuk ka buxhet. Unë si paciente, person qe e përcjelli punën e politikave shëndetësore mendoj që nuk ka politika të mirëfillta shëndetësore, nuk planifikime të duhura, nuk ka organizime të duhura”, shton Latifi.

Ajo tregon se kërkesat e tyre kanë qenë edhe për proteza për gratë, por deri më tani Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndarë buxhet për këtë çështje.

Muaji tetor, shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Edhe këtë vit, do të organizohet marshi tradicional në sheshet e kryeqytetit.

Me datën 28 të muajit rozë do të marshohet me moton “Zbulimi i hershëm është mbijetesë”. Po ashtu, në 15 fakultete në shumë qytete do të mbahen ligjërata për vetëdijesimin dhe luftimin e kësaj sëmundje. /KP

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë