Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gruda, PDK: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duar të Ministres Haxhiu – dorëheqje dhe hetim i menjëhershëm

08/12/2022 - 16:56
në Lajme
A A
Gruda, PDK: Mostrat e rastit “Dehari” humbën në duar të Ministres Haxhiu – dorëheqje dhe hetim i menjëhershëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e Ministres Albulena Haxhiu, pas humbjes së mostrave të “Rastit Dehari” në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Gruda tha se kjo dorëheqje do t’i hapte rrugë një hetimi të pavarur të këtij rasti, dhe se ministrat nuk janë nuk janë drejtues të Ministrive për të raportuar skandalet, por për të punuar në mënyrë të ligjshme.

“PDK ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe deklaratën e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu mbi zhdukjen e mostrave për rastin “Dehari”, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pranë Ministrisë së Drejtësisë. Zhdukja e mostrave është përgjegjësi direkte e Ministres Albulena Haxhiu, e cila e drejton Ministrinë e Drejtësisë, ku ndodhet edhe Instituti. Kur zhduken mostrat, dëmtohen provat, dëmtohet drejtësia dhe pamundësohet zbardhja e rastit. PDK kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si përgjegjësja kryesore dhe drejtuese e Ministrisë së Drejtësisë, pranë të cilës funksionon edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore”, tha ai.

PDK ngre dyshimet se Ministrja Haxhiu duke dashur të mbulojë paaftësinë e saj, po manipulon me prova dhe situatën.

“Rasti Dehari”, është një rast vërtetë tragjik, zbardhja e të cilit, deri në detajin më të vogël, është obligim shtetëror për të cilin ne kemi kërkuar që të punohet në vazhdimësi.  Për ne ka qenë e qartë që nga fillimi se, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur për qëllim asnjëherë që të zbardhë të vërtetën e këtij rasti, por ta përdorë atë për betejat e saj politike. Fatkeqësisht, përdorimi politik i këtij rasti po vazhdon edhe tani kur ata janë në pushtet dhe kanë të gjithë mekanizmat shtetëror në duart e tyre për ta zbardhur të vërtetën e këtij rasti. Pas më shumë se dy viteve qeverisje dhe zero avancimi në rastin “Dehari”, ne dyshojmë që Ministrja Haxhiu duke dashur të mbulojë paaftësinë e saj, por edhe në pamundësi të sigurimit të fakteve të pamohueshme për të dëshmuar një të vërtetë tjetër në lidhje me këtë rast, po manipulon me prova dhe situatën”, theksoi Gruda.

Gruda përmendi faktin se Qeveria Kurti e ka kapur edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore duke e lënë me Ushtrues Detyre, prandaj mostrat e humbura të rastit Dehari janë përgjegjësi e drejtpërdrejt dhe e pamohueshme e Ministres së Drejtësisë.

“Rrjedhimisht, është pikërisht kjo Qeveri, me në krye Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, të cilët e kanë caktuar dhe lënë Institutin e Mjekësisë Ligjore me Ushtrues Detyre.  Ashtu siç kanë kapur shumë institucione të tjera, Qeveria Kurti ka kapur dhe është duke kontrolluar edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore. Prandaj, mostrat e humbura të rastit Dehari sot, janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë dhe e pamohueshme e Ministres së Drejtësisë. Prandaj, po e përsëris, dorëheqja e Ministres së Drejtësisë është minimumi që duhet të bërë në këtë rast, për t’i hapur rrugë një hetimi të pavarur dhe të drejtë për të zbardhur të vërtetën deri në fund të zhdukjes së këtyre mostrave në mënyrë të pashpjegueshme”, tha ai.

Sipas PDK-së, është mëse e qartë se zbardhja e “Rastit Dehari” nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe angazhim i ministres Haxhiu, por vetëm manipulim dhe përdorim politik nga ana e saj.

“Pyetja që duhet tii shtrohet sot Ministres Haxhiu është kjo: Si ka mundësi që për një rast kaq me prioritet dhe të rëndësishëm për ju, që ishte edhe kauzë politike, keni lejuar që në institucionin që është në varësinë tuaj dhe që merrej me këtë rast, të humbasin mostrat kruciale për zbardhjen e rastit? Një gjë është mëse e qartë. Zbardhja e rastit Dehari po vërtetohet se nuk ka qenë asnjëherë prioritet dhe angazhim i Albulena Haxhiut, por, fatkeqësisht, vetëm manipulim dhe përdorim politik nga ana e saj. Po e përfundoj me një konstatim që e kemi bërë edhe më herët: Si ka mundësi që kanë qëndruar për dy vite në pushtet, po vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet dhe po manipulojnë pa ndalë, pa zbardhur ende rastin Dehari?!”, tha Gruda.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë