Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Grumbulluan afro 2 milionë euro me aplikacione fiktive, skema se si funksiononte grupi prej 7 kosovarëve që mashtronin me kriptovaluta

22/02/2024 - 18:36
në Kryesore, Lajme
A A
Grumbulluan afro 2 milionë euro me aplikacione fiktive, skema se si funksiononte grupi prej 7 kosovarëve që mashtronin me kriptovaluta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mashtronin njerëz kinse po investonin. Përdoronin aplikacione fiktive. Baza e operacionit ishin kriptovalutat. Kanë grumbulluar afro 2 milionë euro. Insajderi sjell detaje se si funksiononte skema e mashtrimit që çoi në pranga 7 kosovarë.

Gazeta Insajderi ka raportuar dje se shtatë personat e arrestuar për mashtrim janë: Naser Smaji, Muhamet Drakobuzhda, Dalip Beqiri dhe Kushtrim Sojeva, A.J, E.S.

Por, si funksiononte ky grup?

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka parashtruar kërkesë për masën e paraburgimit ndaj shtatë personave që arrestuan në aksionin e djeshëm të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale. Ky aksion ishte zhvilluar në shtatë lokacione.

Ata dyshohen për disa vepra penale si “Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.

Gazeta Insajderi ka arritur ta sigurojë dosjen e Prokurorisë, në të cilën thuhet se të dyshuarit që nga viti 2021 janë paraqitur me identitet të rrejshëm dhe kanë telefonuar persona për mundësi investimi në kriptovaluta.

Sipas dosjes së Prokurorisë ata kanë bindur këta persona që tu dërgojnë para, kështu duke grumbulluar afro 2 milionë euro përmes mashtrimit.

Ta dyshuarit duke përdorur platformën “Opsion 888” dhe në “Trans Gain Capital” dhe “Biance” kishin manipuluar me aplikacione fiktive për t’í bindur të dëmtuarit se investimet e tyre janë rritur.

Ndërsa viktimave që ranë pre i janë kërkuar 900 mijë euro kinse për të tërhequr këto para.

“Në bashkëveprim që nga viti 2021 e deri në muajin shkurt të vitit 2024 me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër, duke u paraqitur me identitetet të rrejshëm si Ueli Schmidt, përmes telefonatave i kontaktojnë viktimat e ndryshme dhe i ofrojnë gjoja mundësi për të investuar në kriptovaluta, pasi i kanë bindur vikamat e ndryshme për të investuar shuma të ndryshme (që tani ka kjo shumë ka arritur vlerën prej 1.900.000), (një milion e nëntëqind mijë euro), i kanë nxitur viktimat që janë nxitur viktimat të dërgojnë para shtesë kinse për t’i tërhequr paratë dhe viktima kanë dërguar para në vlerë prej 900.000 (nentëqind mijë) duke shpresuar se do tu kthehen paratë e investuara më herët. Të dyshuarit kanë manipuluar me aplikacioneve fiktive, për t’i bindur tani të dëmtuarit se investimeve tyre janë rritur, përsëri i kanë mashtruar me premtimin se kompania e të pandehurve të investimin e bërë nga viktimat“, thuhet aty.

Ndryshe gjatë aksionit janë konfiskuar: disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë