Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Guerot: Zgjedhjet ishin shembullore, tani partitë duhet të sigurojnë stabilitet institucional

11/06/2026 - 11:07
në Lajme
A A
Guerot: Zgjedhjet ishin shembullore, tani partitë duhet të sigurojnë stabilitet institucional
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

“Lum si ti Kosovë”. Me këto fjalë ambasadori francez në Kosovë vlerësoi organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të mbajtura të dielën e 7 qershorit. Megjithatë, në një intervistë për KosovaPress, Oliver Guerot theksoi rëndësinë e funksionalizimit sa më të shpejtë të institucioneve të vendit.

Sic tha ai, një mekanizëm elektoral që funksionon mirë mbetet baza e demokracisë.

“Fillimisht do të dëshiroja të përgëzoja institucionet e Kosovës, sepse zgjedhjet u organizuan në një mënyrë shumë të mirë si dhe u mbajtën në një mënyrë të lirë dhe transparente. Kështu që kjo është vërtet e rëndësishme. Një mekanizëm elektoral që funksionon mirë është baza e demokracisë. Prandaj, lum si ti Kosovë për këtë. Tani rezultatet ose votat janë duke u numëruar ende nga KQZ-ja, kështu që natyrisht nuk do të komentoj për rezultatet. Mendoj se i kemi rezultatet sa i përket pjesëmarrjes dhe u mbetet partive politike që të nxjerrin konkluzionet e tyre për pjesëmarrjen më të ulët në këto zgjedhje. Ajo që na nevojitet neve si një vend mik dhe partner i Kosovës janë institucione që funksionojnë mirë: një Kuvend, një president, një Qeveri, në mënyrë që të mund të vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në zhvillimin e saj, që të mund të vazhdojmë të punojmë krah për krah me Kosovën për të nxitur zhvillimin social dhe zhvillimin ekonomik. Ka shumë për t’u bërë, ka shumë mbështetje në mjete financiare për t’u marrë nga BE-ja, por edhe nga Franca, por për këtë na nevojiten institucionet në vend. Kështu që, unë jam besimplotë se këtë herë partitë politike do të korrin sukses në bisedimet e tyre dhe se do të jenë në gjendje të formojnë Kuvendin, të votojnë një president, të votojnë një qeveri”, tha Guerot për KosovaPress.

Duke folur për rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në rrugën e integrimit evropian të Kosovës, Guerot tha se beson në institucionet e vendit dhe në përfundimin e drejtë të procesit zgjedhor.

“Unë nuk do të komentoj mbi gjithë procesin, derisa të certifikohen rezultatet. Ne kemi besim te institucionet e Kosovës, bazuar në përvojën e zgjedhjeve të mëparshme, se i tërë procesi do të jetë, deri në fund fare, i drejtë dhe konkurrues. Natyrisht, kjo është kyçe për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit evropian. BE-ja bazohet mbi vlera dhe vlerat duhet të jenë – nuk është thjesht një angazhim, është gjithashtu diçka që duhet ta provosh herë pas here që po i ndjek ato. Por jam besimplotë se Kosova do të dëshmojë se është një demokraci e vërtetë”, tha ai.

I pyetur për rolin që mund të luajë Franca në mbështetjen e institucioneve demokratike të Kosovës pas zgjedhjeve, ambasadori francez tha për KosovaPress se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë mbështetjen në fusha të ndryshme.

“Pamë gjithashtu se edhe në zgjedhjet e mëparshme institucionet e gjyqësorit funksiononin mirë. Kemi parë një Gjykatë Kushtetuese që funksionon mirë. Pra, sa i përket zhvillimit demokratik është arritur mjaft shumë me ndihmën tonë, por para së gjithash nga vetë kosovarët. Demokracia është e rritur brenda vendit (e vetëndërtuar) në këtë shtet dhe kjo është shumë mirë dhe ne jemi të lumtur ta shohim këtë, të shohim se investimi që bëmë – investimi politik dhe ushtarak që bëmë në këtë vend – dha rezultate. Ajo që jemi tani të gatshëm të bëjmë dhe më se të vullnetshëm për të bërë, është të mbështesim zhvillimin, zhvillimin ekonomik të Kosovës. Ka marka franceze që janë gjithnjë e më shumë prezente në këtë vend. Së fundmi, një markë shumë e njohur franceze, Decathlon, u hap këtu në Kosovë, dhe ka edhe të tjera. Kështu që kjo është një shenjë e mirë”, tha ai.

Ndryshe, zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit ishin të tretat që mbahen në Kosovë brenda 16 muajve të fundit, një tregues i vazhdimit të krizës politike dhe pamundësisë së subjekteve politike për të siguruar stabilitet afatgjatë institucional. Procesi zgjedhor u vlerësua pozitivisht nga institucionet përgjegjëse dhe organizatat monitoruese. Megjithëse, pjesëmarrja e qytetarëve ishte më e ulët krahasuar me ciklet e mëparshme zgjedhore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Demokracia në Veprim (DnV) njoftuan se zgjedhjet u zhvilluan në një atmosferë të qetë, pa incidente serioze që do të cenonin integritetin e procesit.

JU REKOMANDOJMË

PD thotë se SHBA ia hoqi “non gratan”, Berisha në Kuvend: Unë erdha, u krye

PD thotë se SHBA ia hoqi “non gratan”, Berisha në Kuvend: Unë erdha, u krye
11/06/2026 - 12:00

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e partisë më të madhe opozitare në Kuvend. Pasi hyri në sallën e Kuvendit...

Më shumëDetails

Gjermania dhe Zvicra dominuan votimin jashtë Kosovës, KQZ nis numërimin

Gjermania dhe Zvicra dominuan votimin jashtë Kosovës, KQZ nis numërimin
11/06/2026 - 11:48

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pasdite do të fillojë me numërimin e votave që i takojnë votimit në përfaqësitë diplomatike. Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, në 30...

Më shumëDetails

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli?

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli?
11/06/2026 - 11:31

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar rreth 85% e...

Më shumëDetails

Hoti: Nëse ekziston kauzë për të cilën duhet protestuar deri në largimin e kësaj qeverie është projekti i gazit amerikan

Hoti kritikon VV-në: Kur ka qeverisur LDK-ja, akterët publikë e privatë janë trajtuar me maturi dhe respekt
11/06/2026 - 11:29

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me çështjen e gazit amerikan, duke thënë se nëse ekziston kauzë për të cilën duhet...

Më shumëDetails

Verifikohen 23 mijë vota me postë, refuzohen 755 vota

Verifikohen 23 mijë vota me postë, refuzohen 755 vota
11/06/2026 - 11:25

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që...

Më shumëDetails

Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm

Xhamat e errët në vetura, Gjykata Supreme del me vendim: Ndalimi i paligjshëm
11/06/2026 - 10:59

Gjykata Supreme i ka shfuqizuar pjesërisht dispozitat e Udhëzimit Administrativ për xhamat e errët të veturave, për shkak të mungesës së bazës ligjore. Supremja ka konstatuar se Ligji...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    Këta janë 20-të kandidatët e LDK-së që po marshojnë drejt Kuvendit

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Rreth 80% e votave të numëruara, këta janë emrat më të votuar në VV, PDK, LDK dhe AAK

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Një vit pas publikimit të skandaleve financiare nga Veriu.info, FIFA i bllokon merkaton FC Vushtrrisë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Nuk po ndërtonin sipas lejes ndërtimore në Mitrovicë, i ndalohen punimet kompanisë së Burim Dibranit e Arben Zeqirit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Në këtë link mund t’i përcillni rezultatet preliminare të zgjedhjeve

    491 Shpërndaje
    Shpërndaje 196 Tweet 123

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4