Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City, pasi raportohet se agjenti i tij ka kontaktuar me disa klube të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve, Barcelona dhe Bayern Munich janë njoftuar për kushtet financiare të një transferimi të mundshëm të sulmuesit norvegjez, përfshirë pagën e tij dhe shumën që kërkohet për transferimin.
Edhe Real Madridi po e përcjell situatën e 26-vjeçarit dhe mund të jetë një nga klubet e interesuara për të.
Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë ofertë zyrtare apo marrëveshje të konfirmuar. E ardhmja e Haalandit te Manchester City mbetet e paqartë.













