Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e dha mendimin e tij se kë e sheh si fitues të Topit të Artë.
Laporta, i dha mbështetjen e madhe yllit të skuadrës së tij, Lamine Yamal pas një sezoni fantastik që kishte pasur.
“Shpresoj që Lamine Yamal ta fitojë Topin e Artë, ai e meriton atë”, deklaroi Laporta.
Yamal, sezonin e kaluar shënoi 24 gola dhe 18 asistime në 42 paraqitje ku arriti të shpallet edhe lojtari i sezonit në La Liga dhe shihet si favorit kryesor krah Harry Kane për të fituar këtë çmim.













