Hajdar Beqa nga PDK, në emisionin “Frontal” në T7, ka folur për sulmin në kanalin e ujit Ibër-Lepenc, në Zubin Potok.
Ai ka thënë se vendi ku ka ndodhur shkatërrimi është vështrirë të riparohet.
“Kanë pasë informata te mjaftueshme, besoj që ekspertët e kanë kryer. Kanë mujt me marrë informata edhe nga brenda, nga serbët që punojnë në Ibër Lepenc. Vendi ku ka ndodhë shkatërrimi është vend ku riparimi mund të bëhet me vështirësi. Ka bërë një sanim dhe në te njëjtën kohe është duke u punuar për t’u bërë një bypass që është vështirë të ndodhë. Don punë, angazhim e profesionalizëm. Kur isha kryeshef, kemi pasë një projekt për modernizimin e Lepencit. Asetet e kësaj ndërmarrjeje janë të rëndësisë së veçantë.”Beqa ka folur edhe për letrën që FSK të mos shkojë në Veri.
Ai ka thënë që sipas informatave të tij, FSK ka qenë disa herë në veri pasi derisa ishte kryeministër Hashim Thaçi ia kishte dërguar një letër NATO’s me zotimin se FSK-ja nuk do të dislokohet në veri pa u dakorduar paraprakisht me misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR.“Letra nuk është sekrete, është publike. Mua mu ka dokë e pandershme kur Kurti e ka kritiku. Kryeministri Thaçi iu ka drejtuar NATO-s shumë thjeshtë: Do te ketë mundësi të marr veprime vetëm në bashkëpunim me KFOR-in. Me 19 prill 2013 është dërguar kjo letër. Atëherë as ushtri nuk kemi pasë.
Kryeministri ka thënë edhe tash kur kemi ushtri, apo edhe pas anëtarësimit në NATO, duhet koordinohemi me ta. Shkresa është shumë e qartë, që ushtria ndërmerr aksione vetëm në bashkëpunim me KFOR-in. Sipas informatave që i kam unë, FSK ka qenë disa herë në veri pas dërgimit të kësaj letre. Herën e fundit, në vitin 2019.”