Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti nesër në Sarajevë, Dodik: Gjërat në BeH do të komplikohen ndjeshëm nëse vjen Kurti

04/12/2024 - 23:21
në Lajme
A A
Kurti nesër në Sarajevë, Dodik: Gjërat në BeH do të komplikohen ndjeshëm nëse vjen Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti do të udhëtojë më 5 dhjetor në Sarajevë, ku një ditë më vonë do të marrë pjesë në një konferencë të organizatës joqeveritare “Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99”.

Lajmi u konfirmua për Radion Evropa e Lirë nga udhëheqësi i kësaj organizate, Adil Kullenoviq, i cili shtoi se kryeministri kosovar do të mbajë një fjalim në këtë konferencë.

“Në këtë sesion do të diskutohet për marrëdhëniet rajonale”, tha Kullenoviq për REL-in.

E për këtë çështje është deklaruar edhe presidenti i Republika Sërpskas, Millorad Dodik.

Ai tha se gjërat në Bosnje dhe Hercegovinë do të komplikohen ndjeshëm “nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti vjen në Sarajevë” dhe përsëriti se faktori serb në Bosnje dhe Hercegovinë nuk e lejon dhe nuk do ta lejojë njohjen e Kosovës.

“BeH nuk e ka njohur Kosovën. Nuk do të lejojmë që shqiptarët nga ajo zonë të hyjnë me letërnjoftim sepse kjo do të nënkuptonte njëfarë njohje të të ashtuquajturës Kosovë. Në këtë drejtim, kemi lajme se Kurti po arrin në Sarajevë. Dhe kur ne ndërhymë dhe thamë se do të ishte kapaku i problemeve serioze mes nesh në Bosnje-Hercegovinë, atëherë menduan ta ftojnë në një seancë me një organizatë joqeveritare. Prandaj, ata janë këmbëngulës që ta sjellin në Sarajevë dhe të provokojnë, e pastaj të na thonë se Serbia po bën diçka të gabuar, edhe pse respekton integritetin territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Dodiku.

Ai theksoi se Serbia respekton integritetin territorial të BeH, por është e qartë se Sarajeva nuk e respekton integritetin e Serbisë.

Shoqata “Krug 99” u ka dërguar ftesë personaliteteve dhe palëve të interesuara që të vijnë në seancën e zgjeruar të kësaj organizate joqeveritare, ku fjalën e hapjes do ta mbajë Albin Kurti, të cilin e quajtën “Shkëlqesia e tij – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Kosovë”.

Kryetari i “Krug 99”, Adil Kulenoviq, në ftesë për këtë manifestim, falënderoi veçanërisht mbështetjen e Komunitetit të Shqiptarëve në Bosnje dhe Hercegovinë për mbajtjen e takimit, i cili do të mbahet më 6 dhjetor në sallën e madhe të Bashkisë në Sarajevë.

JU REKOMANDOJMË

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Studenti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin
17/10/2026 - 14:56

Një prej studentëve që merr pjesë në protestat në Tiranë ka pranuar se mban kontakte të vazhdueshme me studentë në Serbi dhe se me ta diskutohen mënyrat e...

Më shumëDetails

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Tri shtete evropiane urojnë Presidenten Shiroka Pula, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën
17/10/2026 - 14:44

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës...

Më shumëDetails

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education

“Për faqe të zezë”, Universiteti i Prishtinës renditet gati i fundit nga Times Higher Education
17/10/2026 - 14:29

Universiteti i Prishtinës është renditur në grupin e fundit të rangimit botëror të universiteteve, sipas Times Higher Education. Në rangimin botëror të universiteteve për vitin 2027, i cili...

Më shumëDetails

Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve

Policia qëllon me plumba gome drejt protestuesve
17/10/2026 - 14:26

Teksa vijon protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, Policia e Shtetit ka nisur të qëllojë me plumba gome në drejtim të tyre. Nuk dihet ende nëse shënjestrohen...

Më shumëDetails

Protestat në Tiranë, Stresi i bën thirrje publike Edi Ramës

Protestat në Tiranë, Stresi i bën thirrje publike Edi Ramës
17/10/2026 - 13:36

Reperi i njohur shqiptar, Stresi (Arkimed Lushaj), ka reaguar publikisht ndaj zhvillimeve të fundit në Shqipëri, duke i bërë thirrje të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama që të japë...

Më shumëDetails

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare

Tensionohet situata në Durrës, protestuesit thyejnë xhamat e postës shqiptare
17/10/2026 - 13:17

Protesta e zhvilluar në Durrës është shoqëruar me tensione dhe bllokim rrugësh.Protestuesit kanë thyer xhamin e fasadës së Postës Shqiptare, e më pas ka ndërhyrë policia. Grumbullimet nisën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Foto: Faton Peci, Kushtrim Mehaj dhe Ylber Shamolli

    Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    150 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë