Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hajdari i reagon Lladrovcit: Të ka kap paniku, do të fitoj në raund të parë ndaj teje!

08/07/2025 - 11:36
në Lajme
A A
Hajdari i reagon Lladrovcit: Të ka kap paniku, do të fitoj në raund të parë ndaj teje!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Petrit Hajdari, njëri prej kandidatëve për kryetar të Dreansit nga PDK-ja, i ka reaguar kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci.

Ky i fundit, në një emision televiziv, e ndërlidhi atë me Sami Lushtakun.

“Kryetarit në përfundim të mandatit i bëj thirrje të mos fshihet pas asnjë figure dhe asnjë komune tjetër. Ka kaluar koha që me insinuata të tilla merret vota. Garën e ka veç me mua dhe humbja e pret prej meje edhe atë në raundin e pare”.

Reagimi i plotë:

Kam dashur ta kurseja, por kur njeriun e kap paniku, nuk e kursen dot sepse e fundos veten.

Me shkas nga prezentimi në Rubikon i kryetarit në përfundim të mandatit të Drenasit, z. Lladrovci, më duhet të them që nuk kam pasur pritshmëri për ndonjë prezentim dinjitoz, por edhe ato pak pritshmëri që mund t’i kem pasur, Lladrovci mbrëmë dëshmoi që konsideratat e mia për të kanë qenë më të larta se realiteti dhe performanca e tij.

Jam në PDK që nga themelimi dhe s’kam pasur kurrë angazhim tjetër politik. Qytetari i Drenasit që nga viti 2007 e deri sot, në çdo palë zgjedhje që kam marrë pjesë më ka dhënë besimin maksimal dhe kam qenë vazhdimisht kandidati më i votuar në Drenas. Madje, kam qenë asambleisti më i votuar në Republikën e Kosovës.

Edhe në zgjedhjet e fundit, ku unë kam marrë numër absolutisht rekord të votës në Drenas me mbi 9 mijë vota (rreth 17 mijë në Kosovë), e për të cilin proces Ramiz Lladrovci përpëlitet nëpër studio televizive që të marrë meritat e kandidatëve të PDK-së e lidershipit të Memli Krasniqit e të Bedri Hamzës, qytetari i Drenasit ka dhënë konfirmim dhe na e ka treguar vendin secilit.

Qytetarët e dinë: NUK KAM KOMUNË TË DYTË.

Nuk kam dashur, por meqë po e kërkon, po ta them.

Kryetarit në përfundim të mandatit i bëj thirrje të mos fshihet pas asnjë figure dhe asnjë komune tjetër. Ka kaluar koha që me insinuata të tilla merret vota. Garën e ka veç me mua dhe humbja e pret prej meje edhe atë në raundin e parë.

As Skënderaj, e madje as Prishtina s’ka qenë preokupim i imi (përveç kur kam themeluar Misionin Konsullor në Slloveni, si Konsulli i parë i Republikës së Kosovës në atë shtet, një punë të vështirë e performancë të shkëlqyer sipas krejt bashkëpunëtorëve e qytetarëve). Gjithmonë ka qenë Drenasi, gjithmonë do të jetë Drenasi.

Sidoqoftë, ndonëse me komunën nën qeverisje, ngaqë e di që i ka lënë fshatra të tëra pa ujë e projekte të rëndësishme pa u zhvilluar, atë e ka kapur paniku.

Të dashur qytetarë,

Nuk kam folur sepse e di që meritoni më mirë. Niveli i debatit me kryetar komune duhet të jetë më i lartë sesa kush kujt ia bën like, e të ngjajshme.

Kur Kryesia e PDK-së, bazuar në Statutin e partisë, vendimin e Këshillit Drejtues dhe Rregulloren e miratuar, do ta do ta marrë vendimin, do ta shpalos programin tim të mirëmenduar e që i shërben qytetarit, edhe atij që s’më ka votuar. Kryetari është i të gjithëve e komuna poashtu.

Krejt Kosovën e dua, por komuna ime është Drenasi. Një, e vetme, e përjetshme.

Thirrja e qytetarëve më ka bindur të kandidoj. Thirrja e qytetarëve është paniku i tij.

I juaji,

Petrit E. Hajdari

JU REKOMANDOJMË

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit

Trainkos: Vagonët u dërguan për riparim në Serbi nga kompania vendore fituese e tenderit
24/08/2026 - 18:51

Ndërmarrja Publike “Trainkos” ka reaguar lidhur me polemikat e fundit për riparimin e pesë vagonëve të saj në Zrenjanin të Serbisë, duke thënë se kontrata për riparimin e...

Më shumëDetails

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha

Time Kadriaj: Cak i vezëve ishte vetëm Albin Kurti, në çantë i pata 7 dhe i gjuajta të gjitha
24/08/2026 - 18:27

Deputetja e Aleancës, Time Kadriaj, ka rrëfyer në FRONTAL të T7 për sulmin me vezë ndaj Albin Kurtit në sallën e Kuvendit të Kosovës, shkruan Express.Kadriaj ka thënë...

Më shumëDetails

Afera 15-milionëshe me naftë e “IP Petrol”, Prokuroria e merr lëndën në shqyrtim

Afera 15-milionëshe me naftë e “IP Petrol”, Prokuroria e merr lëndën në shqyrtim
24/08/2026 - 17:57

Afera e tenderit mbi 15 milionë euro për furnizim me derivate, ku kompania “IP Petrol” dyshohet se përdori një dokument të falsifikuar të “British Petroleum”, tashmë ka mbërritur...

Më shumëDetails

Pritje deri në 40 minuta në Muçibabë dhe 30 minuta në Dheu i Bardhë

Mbi 2 orë pritje e kolona 1300 metra, gjendja nëpër pikëkalimet kufitare
24/08/2026 - 17:26

Fluksi në pikat e kalimit kufitar ka sjellë pritje më të gjata për automjetet në disa prej pikave kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit, pritjet më...

Më shumëDetails

Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok

Britania mbështet përpjekjet e Kosovës për identifikimin e mbetjeve mortore në Zubin Potok
24/08/2026 - 17:13

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur mbështetjen për familjet e personave që ende figurojnë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999 në Kosovë, duke mirëpritur punën e institucioneve kosovare...

Më shumëDetails

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit
24/08/2026 - 17:01

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se i riu është identifikuar si Shpëtim Syla....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    Arma e babait, kthimi nga Gjermania dhe vdekja e 25-vjeçares shtatzënë– krejt çka dihet për tragjedinë në Malishevë

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Detaje të reja nga hetimet për tragjedinë në KEK – si ndodhi ngjarja ku humbi jetën 32-vjeçari dhe çfarë zbuluan dëshmitë e punëtorëve?

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Gjendet pa shenja jete një 55 vjeçar në dyqanin e tij në Mitrovicë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • E dhimbshme: Ky është çifti nga Malisheva që u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit – 25-vjeçarja humbi jetën, burri mbeti i plagosur rëndë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë