Bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, na ka çuditur me një shkrim në Facebook se si bashkëshortja e tij, ka konkluduar herët se presidenti rus Vladimit Putin është kriminel lufte.
Prindoni pretendon për një koordinim Prishtinë – Washington – Londër për t’ia dhënë Putinit këtë epitet.
Prindon Sadriu ka shkruar disa data si për të dëshmuar se presidentja Osmani e ka thënë atë që presidenti i SHBA-së Joe Biden dhe sekretarja e Jashtme britanike Lis Truss e thanë 7, specifikisht, 9 ditë më von.
“8 mars 2022, Presidentja Vjosa Osmani: ‘Putini është kriminel lufte’
15 mars 2022, Presidenti Biden: ‘Putini është kriminel lufte’
17 mars 2022: Sekretarja e jashtme britanike Liz Truss: ‘Kemi prova shumë të forta që Putin ka kryer krime lufte‘”, ka shkruar ai.
Nuk është hera e parë e fundit që lëshon këso deklarata ‘perlë’. Më herët ka pasur një deklaratë të ashpër për gazetarët ku i kishte quajtur ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’.














