Një xhami në rrugën Hasan Zyko në Prishtinë është grabitur nga disa persona të panjohur.
Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin depërtuar në xhami, ku kanë vjedhur arkën në të cilën kishte rreth 100 euro.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.
“ Rr. Hasan Zyko, Prishtinë 23.02.2022 – 11:03. Më 25.02.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në xhami, ku kanë vjedhur arkën në të cilën kishte rreth 100 euro. Rasti nën hetime”.











