E nga Policia, R.G. nga Peja u kap në flagrancë të hënën, duke kryer po një vjedhje.
Ndaj tij, tashmë është caktuar masa e paraburgimit.
Në kërkesën për paraburgim, të cilën e ka siguruar tëvë1, vetëm në në një nga këto raste, ai ka shkaktuar dëme material deri në 5 mijë euro.
“Me datë 22.04.2026 në fshatin Qyshk, Komuna Pejë me qëllim që vetit t’i sjellë përfitim pasuror të kundërligjshëm, tjetrit i’a merr pasurinë e luajtshme të dëmtuarit A.Q në atë mënyrë që duke shfrytëzuar momentin kur në vend të ngjarjes nuk ishte askush, i pandehuri me kamionetën e tij ngjyrë të verdhë, e kap rimorkion për bartje të markës ‘Barthau’ dhe largohet nga vendi i ngjarjes pa e vërejtur askush, e cila më vonë është gjetur në afërsi të vendbanimit të të pandehurit e cila konfiskohet nga Policia me çka të dëmtuarit sipas deklaratës i ka shkaktuar dëm material rreth 5 mijë euro”.
Pas rritjes së këtyre rasteve, Prokuroria Themelore në Pejë bëjnë të ditur se kanë shtuar masat hetimore.
“Si Prokurori e shohim shqetësuese këtë rast për shkak se ka edhe raste të grabitjes, vjedhjeve grabitqare, vjedhjeve të rënda, dhe vjedhje të rëndomta, mirëpo aty ku kemi të bëjmë me pasuri të qytetarëve si institucione në këtë rast me Policinë ndërmarrim veprimet e duhura ligjore”.
Rastet e disa vjedhjeve, sipas ish-shefit të hetimeve në Polici, janë goxha të vështira.
“Duhet pasë parasysh se në stacionet policore dhe njësitë hetimore duhet të jenë dokumente të posaçme ose të cilat në një mënyrë ose tjetër kanë persona të dyshuar të cilët mund të jenë recidivist të kryejnë vepra të tilla penale, dmth të shiqohet edhe modus operandus sistem, mënyra e kryerjes së veprës dhe në bazë të kryerjes së veprës mund të identifikohen ose të vihet lehtë te verifikimi i kryerjes së vjedhjes”, thotë nënkoloneli në pension, Refki Morina.
Po ashtu, Prokuroria Themelore e Pejës tashmë ka caktuar edhe një Prokurore si kordinatore për rastet ku dëmtohet pasuria e qytetarëve.













