Hajrulla Çeku ka reaguar pasi tubimi i Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj u ndërpre nga disa qytetarë.
Çeku i ka quajtur “qyqanë” qytetarët që ndërprenë tubimin e Vetëvendosjes, ndërsa ua ka dërguar një mesazh atyre.
“Disa qyqanë të orkestruar nga partia paskan tentu me e pengu tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj. Për çudi, komuna paralele e Serbisë atje nuk ju bënte fort përshtypje. Harroni që na ndalni. Po thyejm bastione një nga një, cep më cep. Dje në Deçan, sot në Drenicë, e çdo ditë deri në 500 mijë zemrat e 9 shkurtit. Politika primitive nuk kalon”, thuhet në postimin e tij.











