Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka ftuar qytetarët e Kosovës, të cilët kanë kualifikimin e duhur, të aplikojnë për pozitën e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.
Abazi e ka publikuar në rrjetin social Facebook shpalljen e konkursit dhe ka theksuar se bëhet fjalë për “një pozitë të rëndësishme”.
“Ju lutem, njerëz me kualifikimet e duhura, përgaditjen dhe integritetin profesional, aplikoni për këtë pozitë të rendësishme të Guvernatorit të Bankës Qendore të Kosovës”, ka thënë Abazi.
Abazi ka lutur qytetarët që ta shpërndajnë njoftimin e tij te “njerëzit dhe rrjetet profesionale”.













