Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haki Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina

23/03/2023 - 18:39
në Lajme
A A
Haki Abazi-Kurtit: Për marrëveshjen e Ohrit, aktivistët e VV-së do të rrotullonin makina
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, me Kryeministri Kurti të ulur prapa tij, e ka bërë një përmbledhje të asaj që ka ndodhur në Ohër e asaj që u tha sot në Kuvend. Sipas Abazit, po të nënshkruhej marrëveshja e njëjtë me Serbinë nga një pushtet tjetër, partia e tij do të gjuanin gaz lotsjellës e do të rrotullonin makina. Ai i thotë Kurtit se Qeveria ka dështuar në diplomaci, e këtë e ka shfrytëzuar Serbia. Në fund i kërkoi Kryeministrit arrijë unifikim, por jo duke e sulmuar opozitën me video.

Deputeti Haki Abazi e ka nisur një fjalim të gjatë të tijin në Kuvend me argumentin e Kryeministrit Albin Kurti, se nga marrëveshja e panënshkruar e Ohrit, Serbia e ka njohur de fakto Kosovën.

Abazi thotë se pavarësia e Kosovës është njohur nga organi më i lartë juridik, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe nuk është e rëndësishme një njohje, siç e quan Kurti, “de fakto” nga Serbia.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje e ka shpjeguar “me terma mjekësorë” se si e sheh ai marrëveshjen për normalizim të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me terma të mjekësisë ajo marrëveshje me 11 pika qëndron kështu: pacienti i sëmurë për dy vite reziston, se ashtu janë portretizuar dy palët. NË fund i kanë ulur për ineksione. Pesë pikat e para janë pambuku me alkool. Pika e gjashtë është ku tregohet se kemi me marrë doza të tjera, do të thotë me vazhdu dialogu. Pika e shtatë është pyetja ‘a po te dhemb shumë’. ‘Po dhemb, por vazhdojmë’. Pika 10 është ‘prit edhe pak se u kry’. Do të thotë, këtu qëndrojmë ne, nuk ka njohje de fakto në vitin 2023, kur kjo ka ndodhur në vitin 2010”, ka thënë Abazi.

Abazi tha se Qeveria Kurti ka dështuar me diplomaci në kryeqendrat perëndimore dhe këtë e ka shfrytëzuar Serbia.

“I kemi lënë hapësirë Serbisë që t’i ndërtojë pozicionet e veta. Në daç në Kongresin Amerikan, në daç në Senatin amerikan, në daç në cdo qendër të Bashkimit Evropian”,

Abazi ka thënë se Kosovës nuk i duhet njohja e Serbisë, por njohja e pesë shteteve mosnjohëse të Bashkimit Evropian, të cilat thotë se u dështua të sigurohen.

Deputeti i LV-së është ndalur edhe te fjalia e mëhershme e Kryeministrit Kurti, ku iu tha dy liderëve opozitarë se po i duken si “aktivistë të dorëhequr të LV-së”. Abazi tha se po të bëhej kjo marrëveshja e Ohrit nga një pushtet tjetër, LV-ja do të gjuante gaz lotsjellës për ta kundërshtuar.

“z. Kryeministër, ndjehem i ofenduar kur përmendi aktivistët e dorëhequr e Lëvizjes Vetëcvendosje. Sepse z. Rrustemi [deputeti Adnan Rrustemi] ka të drejtë, ndoshta opozita kishin festu me këtë marrëveshje, por Lëvizja Vetëvendosje dhe ata aktivistë kishin gju gaz lotsjellës, kishin rrotullu makina dhe kishin bërë gjëra që e kishin pengu realizimin e kësaj marrëveshjes që ne e kemi nënshkru”, ka thënë Abazi.

Duke kërkuar unifikim politik, Abazi ka thënë se ky nuk mund të arrihet me videot “çka ka, çka s’ka”, që LV-ja i ka bërë për t’i sulmuar opozitarët e tanishëm.

“Nga hidhërimi i madh që mund të jetë nga ky fjalim; nga masat e përjashtimit kur Vuciqi ma përmend mua emrin në Parlamentin e Serbisë, sot është momenti për me reflektu për unifikim. Por, jo unfikim nëpërmjet atyre filmimeve “çka ka, çka s’ka”, por sinqeritetit politik për unifikim kombëtar”, ka thënë Abazi.

Abazi është shkarkuar, me iniciativë të LV-së nga pozitat që ka pasur në komisionet parlamentare, pas një kohe të pakënaqësive dhe kritikave që ai i ka shprehur ndaj Qeverisë Kurti II. Ai ka thënë se shkarkimin e tij e ka kërkuar Kurti, në shenjë ndëshkimi. /Express/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë