
Humanisti i njohur, njëherit edhe drejtues i shoqatës humanitare ‘Jetimat e Ballkanit’, Halil Kastrati, gjatë ditës së sotme ka bërë edhe një familje vushtrriase me shtëpi të re.
Halil Kastrati kishte qenë kohë më parë për të vizituar vendbanimin e tyre ku edhe u kishte dhënë lajmin e mirë për ndërtimin e një shtëpie të re.
Familja Imeri nga Vushtrria, gjatë ditës e së enjtës u bë me shtëpi të re, ku kryefamiljari e uron Kastratin për këtë shtëpi, dhe bashkëshortja e tij falënderon çdo njeri që ka kontribuar për ndërtimin e asaj shtëpie.
Ramadan Imeri nga fshati Balinc i Komunës së Vushtrrisë, thotë se është i sëmurë dhe është sulmuar fizikisht nga serbët, dhe se ndihma e vetme është nga daja i tij, me gjëra ushqimore.
Edhe kjo shtëpi ishte me bashkëpunim me Komunën ku participon me 5000 euro.
“E gëzofshi shtëpinë e re” shkruan Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit.











