Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Halil Matoshi: Falemnerës për shërbimin, Kryeministër!

10/06/2025 - 19:40
në Lajme, Opinione
A A
Halil Matoshi: Falemnerës për shërbimin, Kryeministër!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Halil Matoshi

(Bujar Bukoshi, 1947-2025)

1.

Bujar Bukoshi âsht ndër ata burra trima që hyni në lëvizjen e rezistencës, (1989) ndonëse ishte ndër ekspertët më të mirë në urologji.

Ia nisi me Këshillin për Mbrojtjën e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut për me iu bashku projektit të intelektualëve kosovarë, nën drejtimin e Brahim Rugovës, LDK-së, në dhetor, 1989.

Ai për aktivizmin e tina u kidnapue nga shërbimi sekret jugosllav më 1990 dhe u mbajt diku, duke e marrë në pyetje gjatë një dite, me një thes në kokë.

Padyshim ishte trim i rebeluem dhe nji politikan “pa politikë”, i drejtpërdrejtë dhe idealist.

I njâjt met tân jetën.

2.

Në librin e tij “Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje” Zoran Stijović, operativi i UDB-s që drejtoi shumë operacioneve kundër rezistencës shqiptare në Kosovë, tue folë për Parlamentin Rinor (1990) Stijović konstrukton akuzën se kinse na, liderët e kësaj organizate demokratike, Blerim Shala dhe unë, i kemi inskenu helmimet e nxansave e studentave në Kosovë, 1990, në bashkëpunim me mjekun holandez Barend Kohen dhe Bujar Bukoshin, atëherë aktivist i Alternatives kosovare, ma vonë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. (Fq.40-41)

3.

Bukoshi do të mbahet mend për intervistën e tij të parë për CCN, (1992) ku bënte thirrje për mbështetje të të drejtës për vetëvendosje të Kosovës.

Bukoshi me ministrat e tij u detyrua të vendosej në Gjermani për arsye të përndjekjes serbiane.

I shërbeu atdheut ne devotshmëni për nji dekadë si Kryeministër në ekzil, e mas lufte ministër e zavendëskryeministër.

4.

I kishte thânë nji ditë Atdhe Gashit, mikut tonë të përbashkët se kishte qef me bâ muhabet me mue “por shtir që le Halili kân me folë” , dmth që jam nji digjues i keq!?

Ai saherë zateteshim për caffe më thojke me shpoti “te kush po rruhesh?” sepse unë pritojsha me u rru.

Ai sa herë shkonte tek vneshti i tina në Suharekë na bjente rrush  me gajbe. E ka nda bereçetin gjithmonë me të tjerët, me këdo që i kujtohej.

5.

U shtri në mjesin e sotshëm për me u ngjitë në Pantheonin e Kosovës, për të cilën, nuk e kurseu mendjen dhe punën derisa trupin ia dërmoi smuja.

Kemi me e kujtu kit burrë të dheut deri në fundin e kohës!

Falemnerës për shërbimin, doktor!

Kosova duhet me qenë krenare që leu burra si Bujari.

U naltsoftë emni i tina.

JU REKOMANDOJMË

Osmani tregon agjendën e sotme të tubimeve të LDK-së, “finalen e Championsit do ta ndjekim në Pejë”

Osmani tregon agjendën e sotme të tubimeve të LDK-së, “finalen e Championsit do ta ndjekim në Pejë”
30/05/2026 - 11:15

Kandidatja për presidente e LDK-së, njëherësh bartësja e listës, Vjosa Osmani, ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen tubimeve të kësaj partie nëpër Kosovë gjatë ditës së sotme. Në...

Më shumëDetails

Nënshkruhet memorandumi: 5 milionë euro investime për ndërtimin e Gjimnazit dhe Shkollës së Muzikës në Mitrovicë

Nënshkruhet memorandumi: 5 milionë euro investime për ndërtimin e Gjimnazit dhe Shkollës së Muzikës në Mitrovicë
30/05/2026 - 10:56

Mitrovica do të përfitojë investime në vlerë prej 5 milionë eurosh për ndërtimin e dy objekteve të reja shkollore moderne. Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, së...

Më shumëDetails

Lumir Abdixhiku premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën në tubimin në Hajvali

Lumir Abdixhiku premton 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën në tubimin në Hajvali
30/05/2026 - 09:44

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur një tubim elektoral në Hajvali, ku ka folur për projektet dhe investimet që, sipas...

Më shumëDetails

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Çyçavicë

Dëmtohen shkronjat e UÇK-së në Çyçavicë
30/05/2026 - 09:35

Janë dëmtuar shkronjat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Çyçavicë. Kështu ka njoftuar faqja e fshatit Sibofc të komunës së Obiliqit, ku sipas tyre, dëmtimet janë shkaktuar nga...

Më shumëDetails

Lirohet nafta: Ja çmimi i sotit, që do të vlejë deri të hënën

Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot
30/05/2026 - 09:22

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur përcaktimin e ri të çmimeve të derivateve në vend. Sipas njoftimit të MINT, një litër naftë sot do...

Më shumëDetails

Dështim total tubimi i AAK-së në Rahovec, pa Haradinajt duket se Ardian Gjini nuk do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%

Dështim total tubimi i AAK-së në Rahovec, pa Haradinajt duket se Ardian Gjini nuk do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%
30/05/2026 - 01:00

Detyra e re e kryetarit të AAK-së, duket se nuk po i përshtatet në terren Ardian Gjinit, i cili po dështon tē mbush edhe sallat e vogla gjatë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Lirohet nafta: Ja çmimi i sotit, që do të vlejë deri të hënën

    122 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Shembulli i Marigona Bekteshi Feratit: Familjet mitrovicase që ishin tradicionalisht në PDK, në kohën e Bedri Hamzës po kalojnë në VV

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • 100 eurot, hapet aplikimi për punëtorët e sektorit privat

    212 Shpërndaje
    Shpërndaje 85 Tweet 53
  • Largohet pas 22 vitesh nga RTK redaktorja Blerta Foniqi-Kabashi

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë