Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas arrestimit të Naim Murseliut, si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli.
Halimi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vrasjet e grave janë të determinuara nga gjuha e mendësia patriarkale në një shoqëri të dhunshme, e pa vizion për tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë shoqëror.
Ajo ka kërkuar dënim maksimal për kryerësit e veprës.
Postimi i plotë:
Rasti i dytë që pikërisht në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, vriten gratë.
Vrasja e Liridona Murselit, rast i tmerrshëm, që shpërfaq se deri në ç’absurditet mund të shkojë ligësia njerëzore.
Vrasjet e grave janë të determinuara nga gjuha e mendësia patriarkale në një shoqëri të dhunshme, e pa vizion për tejkalimin e kësaj gjendje të rëndë traumatike.
Dënim maksimal për autorët e krimit!













