Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti: Konjufca shkeli rregulloren e Kuvendit dhe ligjet e Kosovës

06/12/2024 - 13:10
në Lajme
A A
Haliti: Sveçla ia ka marrë kompetencat drejtorit të AKI-së dhe po flet në emër të tij
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, e ka quajtur të gabuar dhe shkelje të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit veprimin kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili mbrëmë ndërpreu seancën për t’i pamundësuar deputetëve të Listës Serbe që të futën në sallë.Po ashtu edhe deputetët e VV-së bllokuan ulëset e deputetëve të Listës Serbe.

“Është veprim aventuresk i një grupi aventurierësh politik të cilët i kanë zënë vendet e tyre në Kuvendin e Kosovës. Së pari ata nuk kanë të drejtë që t’ia zënë vendin asnjë deputeti, duke përfshirë edhe grupin parlamentar që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë pa marrë parasysh a pajtohemi ne me ndonjërin prej tyre apo nuk pajtohemi me asnjërin prej tyre. Ata në qoftë se nuk e kanë shkel kushtetutën dhe ligjin e Kosovës të cilët ua ndalojnë hyrjen në Kuvend nuk ka të drejtë askush që t’i nxjerrë nga salla, as kryetari nuk ka të drejtë askënd ta nxjerrë nga salla. Kryetari do të duhej që t’i përshëndet që kanë marrë pjesë ne mbledhje. Normalisht që ata do të dilnin prapë sepse ata po e luajnë lojën e vet. Ata po e bëjnë punën e vet të cilën ua kanë ngarkua dikush që në këtë rast po themi nga Vuçiqi apo Radojiçiqi”, tha Haliti.Deputeti Haliti tha se veprimi i kryetarit të Kuvendit dhe deputetëve të VV-së është për të fituar vota.

“Veprimi është në dëm të kryetarit sepse në këtë rast ai e ka shkelur rregulloren e Kuvendit dhe i ka shkelur ligjet e Kosovës. Rregullorja e Kuvendit e parasheh se mandatin deputeti e humbë nëse 6 muaj nuk merr pjesë në asnjë mbledhje në Kuvend ose në komisione. Ata po e shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre qe ja jep rregullorja e Kuvendit. Ata po e bëjnë një lloj presioni për të bërë këtë veprim që e bëri kryetari i Kuvendit dhe unë mendoj se bëri gabim sepse ata këtë e kanë pritë. Me veprimin e kryetarit të Kuvendit, ndoshta i ka fituar do vota më shumë sesa që i ka planifikuar me atë veprim, por në planin ndërkombëtar, në planin e së drejtës ndërkombëtare dhe së drejtës së deputetit në Kuvend ai ka bërë shkelje të rregullores dhe të Kushtetutës”, tha ai.Deputeti Haliti tha se pjesëmarrja e deputetëve të Listës Serbe në Kuvend mund të bëhet vetëm përmes Kryesisë së Kuvendit duke zbatuar Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit.

“Aftësia dhe zotësia e kryetarit të Kuvendit është ruajtja e qetësisë dhe neutralitetit në raport me të gjithë. Ai nuk ka të drejtë ta dënoj askënd. Të drejtët për ta marrë një vendim për dikën që e shkel rregullat e Kuvendit i ka Kryesia dhe Kryesia nuk ka mbajtur asnjë mbledhje që t’ua ndaloj atyre hyrjen në Kuvend. Unë mendoj se ka qenë ligështi edhe e atyre që janë sjellë keq me grupin parlamentar dhe dëmi shkon në llogari të VV-së, të kryetarit të Kuvendit dhe në llogari të Kuvendit të Kosovës”, tha Haliti./RTV21/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë