“Sondazhet që bëhen nganjëherë nga televizionet nga mediumet e caktuara, bëhen me disa sisteme që përsëritin votën, dhe dalin vota sipas porosisë dhe sipas pagesës që janë bërë, me algoritëm. Analizat për zgjedhje ose këto sondazhet që bëhen kryesisht institucionet e pavarura të BE që kanë bërë, ato duhet besuar sepse analizat bëhen sipas gjitha situatave dhe % elektorale që kanë pas partitë në të kaluarën dhe që llogaritet edhe e tashmja. Tani në qoftë se ne bëjmë një analizë me rezident ku janë elektorati i njërës parti, me siguri që ka me dal më mirë ajo parti”, tha Haliti.
“Sidoqoftë PDK është e përgatitur që të jetë partia e parë në zgjedhje, që të krijoj qeverinë në një koalicion të mundshëm dhe po punojmë për ta arritur këtë synim. Tani sondazhet unë thash kujt i kom besu përpara dhe nuk e besoj që janë të tilla. Unë asnjëherë nuk kam vënë vija të kuqe ndaj askujt disa parti i kanë vënë dikur vija të kuqe PDK dhe janë kthyer dhe i kanë shkel ato vija sepse interesi edhe i partive edhe i Kosovës ka qenë që mes njëri tjetrit në Kosovë nuk duhet me pas vija të kuqe. Unë jam prej atyre që nuk i vëj vija të kuqe as partive që kanë me u zgjedh të komunitetit serb, sepse ata janë komunitet i Kosovës janë qytetar të Kosovës, dhe jetën e tyre politike dhe ekonomike do ta zhvillojnë në Kosovë”, shtoi ai.
“Prandaj nuk kisha me preferu që të vë vija të kuqe me VV, ata kanë vendosur disa herë PDK vija të kuqe, interesi i Kosovës është që procesi aktual i negociatave të ketë një klim të përbashkët një klim politike e cila i sjell Kosovës profit dhe jo partive, është absurde sot me mendu që unë do duhej ta muj njërën parti që unë të vij në pushtet”, u shpreh ai.
Ai potencoi se liberalizimi i vizave nuk mund të quhet si sukses i kësaj qeverie, por si një dështim pasi që rreth 300 mijë qytetarë janë larguar nga vendi.
“Pushteti në këto rrethana përgjegjësi e madhe është obligim i madh dhe rezultati dhe matja e sukseseve në fund të mandatit për secilin gjygjtar do të jetë qytetari i Kosovës. Ne po bëjmë një fushatë do ta quaja propagandistike dhe të bazuar në patriotizmin ekstremist më shumë me bazë nacionaliste sepse ashtu është fryma e njerëzve në Kosovë. Unë mendoj që patriotizëm sot është zhvillimi i Kosovës dhe mendoj që lufta është kry, lufta ka përfunduar dhe ne nuk duhet ti friksojmë qytetarët tanë të cilët nga propaganda që është bërë qe sa kohë, po sulmon sot po sulmon nesër Serbia, po na mund sot po e mujm ne nesër, njerëzit edhe nga kriza e madhe ekonomike po ikin nga Kosova, në qoftë se e kanë lshu Kosovën 200-300 mijë veta nga liberalizimi i vizave deri më sot, unë nuk kisha me qujt sukses të kësaj qeverie, është dështim i kësaj qeverie kjo situat. Prandaj po them që sa më shpejt që ti hapim perspektiven Kosovës për tu zhvillu, për tu integru në institucionet ndërkombëtare, për tu bërë pjesë e organizatës për kombet e bashkuara aq më shpejt do të krijohet bindja dhe dëshira për të jetu në Kosovë”.













