Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, për Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë tha se pret që, Kosova e Shqipëria të konkurojnë me projekte për zhvillim ekonomik dhe të jetë interes i vendeve të Ballkanit, raporton Gazeta Blic.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Haliti tha se, BE ka ndarë tridhjetë miliardë për zhvillimin e rajonit dhe pret që Kosova e Shqipëria të kenë projekte të cilat i shërbejnë vendeve tona për zhvillim ekonomik.
“Pres që vendet e rajonit, e në veçanti Kosova e Shqipëria të koonkurojnë me projekte të cilat i shërbejn zhvillimit ekonomik të vendeve tona si dhe strategjikisht të jenë në interes të të gjitha vendeve të rajonit. BE ka ndarë tridhjetë miliard për zhvillimin e rajonit”, deklaroi ai.
Ai thotë që harmonizimi i projekteve të përbashkëta të jetë interes i vendeve të Ballkanit dhe do ti shërbej ç`tensionimit të situatës në rajon.
“Uroj që harmonizimi i projekteve të përbashkëta të jetë interes i vendeve të Ballkanit dhe do t’i shërbej ç’tensionimit të të situatës në rajon si dhe integrimit të Ballkanit perëndimore në BE. Nuk pres ndonjë zhvillim të veçantë nga Konferenca sa i përket situatës në Veriun e Kosovës, por besoj që do të ketë takime të veçanta në interes të ç’tensionimit të situatës në veri”, përfundoi Haliti.












