Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përmendur disa herë së fundi çështjen e Kosovës. Ai ka thënë se e ka ndaluar një konflikt mes Kosovës e Serbisë.Xhavit Haliti, ish deputet i PDK-së, ka thënë se Trump thotë atë që e ka bërë, teksa përmend marrëveshjen e arritur kur ai ishte president.
“Presidenti i SHBA-ve i ka dhënë informatat që i ka dhe ka thënë atë që e ka bërë, d.m.th. edhe në kohën e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë, sa ka qenë presidenti Trump, ka pasur një qëndrim për ta mënjanuar çdo konflikt dhe për t’i zgjedhur problemet përmes një marrëveshje shtesë që e ka konstatuar se nuk është zbatuar Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë ai.Haliti ka thënë se megjithatë asnjëra palë nuk e zbatoi atë.
“Sidoqoftë, asnjëra palë nuk ka hyrë në zbatueshmëri të tërësishme të kësaj marrëveshje, por Serbia ka marrë hapa të caktuar për t’u përgatitur për një luftë kundër Kosovës. Dhe Kosova, aq sa ka kapacitete ka bërë disa hapa por ata kanë arritur, siç e kanë pranuar dhe vet, presidenti serb Vuçiq, se janë përgatitur, fshehurazi janë armatosur nga bota dhe janë të gatshëm që në procesin e ri në të cilin po hyjmë, ta rikthejnë Kosovën në Serbi”, ka theksuar ish deputeti i PDK-së.Sipas tij, mesazhi i Trump ishte për Vuçiçin dhe qeverinë e Kosovës.
Ai kujton se Amerika është shpëtimtari i Kosovës e popullit shqiptar dhe se politika e SHBA-ve nuk ndryshon në raport me Kosovën, pavarësisht ndërrimit të presidentëve.“Mesazhi ishte në drejtim të Vuçiç por edhe në drejtim të liderëve në Kosovë ose të qeverisë, e cila sipas institucioneve ndërkombëtare e ka prolonguar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Pra, në çdo kohë, çdo rast, çdo situatë që diskutojmë për SHBA-të, gjeneratat duhet ta dinë që shpëtimtari i Kosovës, i popullit shqiptar, shpëtimtari që të mos ndodh gjenocid në përmasa më të mëdha se që ka ndodhur është Amerika dhe unë besoj se politikat e SHBA-ve nuk do të ndryshojnë, pse ndryshojnë presidentët, në raport me Kosovën”, ka deklaruar Xhavit Haliti./Gazeta Blic/