
Gazetari Lavdim Hamidi ka pasur kritika për kryeministrin Kurti pas vrasjes së mbrëmshme të gruas shtatzënë nga burri i saj në oborrin e QKUK’së.
Hamidi në CONTEXT të ATV-së tha se Kurti në shkrimet e tij për rastin e 35 vjeçares nuk u shprehi ngushëllime familjes së viktimës.
“Kryeministri Kurti në asnjë shkrim të tij nuk i shpreh ngushëllime familjeve të viktimave. Bëhet fjalë për një grua të re që është vrarë në mënyrën më mizore me një foshnje në trupin e saj. Në shkrimet e Kurtit pamë që i kemi dy shqiptarë më pakë duke i menduar armiqtë tanë thuajse po merren këta me statistikat se sa armiq kemi”, theksoi Hamidi.
Hamidi thotë se 35 vjeçares së ndjerë vrasja i ndodhi në besë të institucioneve të Kosovës.
Gazetari, Lavdim Hamidi tha se pas kësaj vrasje mizore, asnjë zyrtarë i Qeverisë ‘Kurti’ nuk deklaroi dorëheqje.
“E ndjera me urdhër-mbrojtje dhe në besë të institucioneve i ndodhi vrasja për të cilën nuk kanë marrë asnjë masë ende institucionet relevante si sistemi i drejtësisë dhe as Policia e Kosovës, por as kryeministri as askush nuk fol për një akt moral të dorëheqjes”, u shpreh Hamidi.











