Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamiti i reagon ministrit Aliu: Rugova e konsideronte Republikën e Kosovës si zgjidhje të përhershme

03/10/2024 - 14:14
në Kryesore, Lajme
A A
Hamiti i reagon ministrit Aliu: Rugova e konsideronte Republikën e Kosovës si zgjidhje të përhershme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, i ka reaguar ministrit të Infrastrukturës, Luburn Aliu, i cili mbrëmë ka përdorur një deklaratë të ish-presidentit Ibrahim Rugova për të sqaruar qëndrimin e tij se “Kosova është shtet i përkohshëm”.

Hamiti ka vlerësuar se projekti i Rugovës ka qenë që Republika e Kosovës të jetë shtet i pavarur, demokratik dhe sovran.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se Rugova e ka parë Kosovën si projekt të përhershëm, jo të përkohshëm.

“Republika e Kosovës shtet demokratik, i pavarur dhe sovran, ka qenë projekti që e ka synuar dhe për të cilin ka punuar Presidenti Ibrahim Rugova, si zgjidhje të përhershme, jo të përkohshme, për vendin tonë. Vizioni i Rugovës për Kosovën shtet demokratik, të pavarur dhe sovran, të integruar në BE dhe në NATO, të anëtarësuar në OKB, me miqësi të përhershme me SHBA-të, është trashëgimia e Presidentit historik, e Atit Themeltar të shtetit tonë”, ka shkruar Hamiti.

Ai e ka sqaruar deklaratën e Rugovës, të cilës i është referuar ministri Aliu.

“Ibrahim Rugova e quante pavarësinë e Kosovës zgjidhje optimale (kompromisi) sepse e shihte si zgjidhje pragmatike në kohën kur në bashkësinë ndërkombëtare flitej për zgjidhje kompromisi që ishin më pak se pavarësia. Madje kërkesa për pavarësi të Kosovës, që Rugova e shihte si zgjidhje optimale, shihej prej shumëkujt në atë kohë si kërkesë maksimaliste e Presidentit Rugova dhe e spektrit politik që e përbënte lëvizjen për pavarësi të Kosovës, të cilës i priu ai me përkushtim, pa u lëkundur asnjëherë, për të cilën luftoi edhe me armë populli i Kosovës”, ka vlerësuar ai.

Zyrtari i LDK-së ka bërë me dije ata që e cilësojnë Kosovën si shtet të përkohshëm e dëmtojnë perspektiven e Republikës së Kosovës.

“Kushdo që e sheh Kosovën shtet të përkohshëm e dëmton perspektivën e shtetit të Kosovës, njohjen e tij të mëtjeshme ndërkombëtare, anëtarësimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Po kështu, propaganduesit e bashkimit kombëtar, që e bënë bashkimin kauzë elektorale për të ardhur në pushtet në Kosovë, ndërsa tash e përmendin rrallë e tek, mbasi e morën vesh kur e morën pushtetin më 2021 se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk e lejon. Kushtetutën e kemi prej vitit 2008”, është shprehur Hamiti.

JU REKOMANDOJMË

Mërgim Lushtaku: Kam hezitim a do të rikandidoj për deputet

Lushtaku tregon se përse Kurti e Limaj nuk po merren vesh
12/05/2026 - 13:21

Ish deputeti i PDK-së ka bërë të ditur se ka hezitime lidhur me kandidaturën e tij në zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Online Veriu.info. Lushtaku këtë deklaratë...

Më shumëDetails

IKD: Besnik Tahiri shpallet deputeti më aktiv i kësaj legjislature

AAK propozoi front të përbashkët opozitar kundër Kurtit, i përgjigjen nga pozita e opozita
12/05/2026 - 13:13

Besnik Tahiri, ish deputeti i AAK-së është zgjedhur si deputeti më aktiv i legjislaturës së X-të, trasnmeton Gazeta Online Veriu.info. Sipas IKD-së në raportin monitorues, Tahiri vlerësohet si...

Më shumëDetails

E shpalli kandidaturën, Avni Arifi flet pas zyrtarizimit te AAK-ja

E shpalli kandidaturën, Avni Arifi flet pas zyrtarizimit te AAK-ja
12/05/2026 - 12:53

Avni Arifi do të garojë për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai përmes një postimi në Facebook tha se...

Më shumëDetails

Muharremi: Mundemi me i pas dy palë zgjedhje këtë vit, do të jetë maratonë

Muharremi bën analizën: Sa vota mund t’i marrin LDK-ja dhe Vjosa Osmani
12/05/2026 - 12:47

Analisti Shenoll Muharremi, ka reaguar pasi PDK nuk pranoi Fatmir Limajn në listën zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit. Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Më shumëDetails

Kunati i Albulena Haxhiut garon sërish për deputet

Krasniqi: Jasharët do të duhej t’i prinin secilit proces, por nuk mund ti kërkojmë llogari pse nuk janë prezent në protesta
12/05/2026 - 12:34

Dardan Krasniqi prite të garojë përsëri në zgjedhje për deputet. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. Kujtojmë se Krasniqi, i cili, njëherësh...

Më shumëDetails

Zyrtare: Partia e Drejtësisë garon me LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

Zyrtare: Partia e Drejtësisë garon me LDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit
12/05/2026 - 12:21

Partia e Drejtësisë në zgjedhjet e 7 qershorit do të garojë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Daka: Nëse “referendumi” dështon, kryetarët në veri mund ta çojnë mandatin deri në fund

    Valdete Daka pjesë e Kuvendit? Ish kryetarja e KQZ-së tregon a do të kandidon për deputete

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • LDK-së i del afati në prag të fushatës, ueb-faqja zyrtare e partisë hidhet në shitje online

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Nuk ishte në tubimin ku u prezantua Osmani si bartëse e listës, Janina Ymeri zbulon a ka përçarje në LDK

    130 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 33
  • “Veç dy anëtarë të Kryesisë ishin pro, Mërgim Lushtaku dhe Kurtan Kajtazi, të tjerët ishin kundër”, Blerim Latifi për diskutimet e PDK-së për Limajn

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Ish-deputeti i PD-së aderon në LDK, prezantohet nga Vjosa e Lumiri

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë