Anëtari i kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se Serbia nuk do të ballafaqohet me të kaluarën kriminale ndaj shqiptarëve, aq më pak me luftën gjenocidale të vitit 1999.
Ai ka thënë se kjo për faktin se kryeministri Kurti, në emër të Kosovës, është pajtuar që ta kapërcejë traëshgiminë e të kaluarës, ku për këtë është pajtuar dhe Vuçiq me marrëveshjen e 27 shkurtit në Bruksel.
Postimi i tij i plotë:Në emër të Kosovës, me preambulën e Marrëveshjes së 27 shkurtit në Bruksel, kryeministri Kurti është pajtuar për të “kapërcyer trashëgiminë e të kaluarës” (to overcome the legacy of the past). Natyrisht, edhe presidenti serb Vuçiq është pajtuar për këtë. Serbia s’do të ballafaqohet me të kaluarën kriminale ndaj shqiptarëve, aq më pak me luftën gjenocidale kundër popullit të Kosovës në vitin 1999.












