Sot në Mitrovicë është përuruar Qendra Multietnike e artit dhe edukimit “Futja Ngjyrë”.
Në përurimin e kësaj qendre kanë marrë pjesë kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, transmeton VeriuInfo.
Statusi i plotë:
Sot, në Mitrovicë kisha kënaqësinë që së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier,të përurojmë Qendrën multietnike të artit dhe edukimit “Futja ngjyrë”.
Kjo qendër do të shërbejë si pikëtakim i ideve dhe vizioneve të të rinjve tanë pa dallim.













