Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza: Është e papranueshme që Serbia ende s’ka dhënë llogari për krimet e kryera, ndërsa vazhdon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së

28/07/2026 - 18:49
në Lajme
A A
Hamza: Është e papranueshme që Serbia ende s’ka dhënë llogari për krimet e kryera, ndërsa vazhdon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se teksa sot në Zubin Potok po gërmohet për mbetje mortore, pas dyshimeve për një varrezë masive, 27 vjet pas lufte është e papranueshme që po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, teksa Serbia Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet monstruoze të kryera mbi popullin Serbia.

Hamza ka thënë se Kosova e ka paguar shtrenjtë çmimin e luftës, duke shtuar se edhe Mitrovica e ka përjetuar rëndë këtë dhimbje.

“Sot në Zubin Potok po gërmohet për mbetje mortore, pas dyshimeve për një varrezë masive. Edhe pas 27 vitesh, ne ende jetojmë me dhimbjen e pritjes dhe shpresën për të mësuar të vërtetën për mijëra qytetarë të zhdukur me dhunë gjatë luftës. Është e papranueshme që, ndërsa në Hagë po e presim përfundimin e procesit të padrejtë gjyqësor ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, Serbia ende nuk ka dhënë llogari për krimet monstruoze të kryera mbi popullsinë tonë dhe vazhdon ta mbajë peng të vërtetën për mijëra të zhdukur”.

“Kosova e ka paguar shtrenjtë çmimin e luftës. Edhe Mitrovica e ka përjetuar rëndë këtë dhimbje, me mbi 100 familje që ende presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre. Në mesin e tyre janë edhe familjet e 23 intelektualëve mitrovicas, njerëz të dijes dhe vlerave kombëtare, shumica prej të cilëve ishin miq shumë të afërt të mi, të cilët u panë për herë të fundit më 19 prill 1999 në fshatrat e Zubin Potokut. Një ditë kjo dhimbje do të marrë fund, por e vërteta duhet të dëgjohet dhe drejtësia duhet të vihet në vend. Kosova nuk do të ndalet së kërkuari të vërtetën për çdo të zhdukur, drejtësi për çdo familje dhe përgjegjësi për çdo krim. Ky është detyrimi ynë moral, kombëtar dhe shtetëror”, ka thënë ai.

JU REKOMANDOJMË

Fshati Kalludër i Zubin Potokut: Policia vendos shirit në lokacionin e dyshuar për varrezë masive ku dyshohet se janë eshtrat e 23 intelektualëve të Mitrovicës (VIDEO)

Fshati Kalludër i Zubin Potokut: Policia vendos shirit në lokacionin e dyshuar për varrezë masive ku dyshohet se janë eshtrat e 23 intelektualëve të Mitrovicës (VIDEO)
28/07/2026 - 18:47

Një lokacion i dyshuar për varrezë masive është rrethuar nga Policia e Kosovës e ku dyshohet se janë eshtrat e 23 intelektualëve të Mitrovicës të zhdukur gjatë luftës...

Më shumëDetails

Takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky zbulon çfarë diskutoi me presidentin Donald Trump

Takimi me dyer të mbyllura në Shtëpinë e Bardhë, Zelensky zbulon çfarë diskutoi me presidentin Donald Trump
28/07/2026 - 18:29

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zbuluar detaje nga takimi me dyer të mbyllura që zhvilloi të martën me presidentin amerikan Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku...

Më shumëDetails

I riu që u aksidentua nga krani vdes pavarësisht përpjekjeve 2 orëshe në QKUK për t’ia shpëtuar jetën, tjetri po e vazhdon trajtimin

I riu që u aksidentua nga krani vdes pavarësisht përpjekjeve 2 orëshe në QKUK për t’ia shpëtuar jetën, tjetri po e vazhdon trajtimin
28/07/2026 - 18:03

Nga Emergjenca e QKUK-së kanë konfirmuar se një nga personat që është aksidentuar si pasojë e rrëzimit të kranit në Prishtinë ka ndërruar jetë. Kjo pavarësisht përpjekjeve dy...

Më shumëDetails

Sami Kurteshi “pa zhurmë” rehatohet si këshilltar ligjor i u.d. presidentes Albulena Haxhiu

Sami Kurteshi “pa zhurmë” rehatohet si këshilltar ligjor i u.d. presidentes Albulena Haxhiu
28/07/2026 - 17:57

Sami Kurteshi pa ndonjë zhurmë të madhe është emëruar si këshilltar ligjor i ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiut. Kurteshi ka mbajtur për vite të tëra pozitën...

Më shumëDetails

Djali i ish-deputetit të VV-së emërohet u.d. i dekanit të Fakultetit të Shkencave Aplikative

Djali i ish-deputetit të VV-së emërohet u.d. i dekanit të Fakultetit të Shkencave Aplikative
28/07/2026 - 17:52

Agon Kokaj, djali i ish-deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, është emëruar ushtrues detyre i dekanit të Fakultetit të Shkencave Aplikative në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë. Vendimi...

Më shumëDetails

Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria

Ermal Panduri paralajmëron zbulimin e profilit “Jona Çitaku”, aludon se pas tij qëndron një profesor nga Vushtrria
28/07/2026 - 17:43

Moderatori Ermal Panduri ka paralajmëruar se së shpejti mund të zbulohet identiteti i personit që dyshohet se qëndron prapa profilit të rremë me emrin “Jona Çitaku”. “Fort shpejt...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    “Pa biokimist, pa mbikëqyrje, me analiza jashtë spitalit”: Inspektorati gjobit simbolikisht spitalin “Bahceci” për parregullsi të shumta

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • 10 mijë euro gjobë për gjetjet skandaloze në “Inna Dental Clinic”, inspektorët kërkuan asistencën e policisë pas kërcënimeve nga Dr. Fitim Xhoxhaj

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Cili ishte postimi i parë i Lule Gjelit në Facebook? – tregon eksperti i rrjeteve sociale

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandal i dyfishtë: “Vatan Med” u kap duke kryer transplant flokësh pa licencë, por Inspektorati vendosi vetëm gjobë, jo edhe ndalimin e veprimtarisë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Dyshohet se falsifikuan dokumentet e veturave koreane, sekuestrohen pesë automjete në Vushtrri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë