Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza i dha tender 1.4 milion në fushatë “Bagerit”, banorët po ankohen se në vend zallit rruga po shtrohet me dhe (Dokument/foto)

11/12/2025 - 17:54
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Hamza i dha tender 1.4 milion në fushatë “Bagerit”, banorët po ankohen se në vend zallit rruga po shtrohet me dhe (Dokument/foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fillimi i muajit tetor ka qenë piku i fushatës zgjedhore të rundit të parë për kryetar të Mitrovicës, ku kampet politike nga PDK dhe VV-GUXO kanë qenë shumë të polarizuara. Por që kjo nuk e ka penguar komunën e Mitrovicës të udhëhequr nga Bedri Hamza t’i jap tender favorizues kompanisë “Bageri” Sh.P.K. që në letra figuron pronar Leutrim Shabani, djali i Bujar Shabanit, në kompaninë e të cilit kishte punuar ministri në detyrë i Infrastrukturës nga VV, Hysen Durmishi.

Njoftimi nga Komuna e Mitrovicës për shpalljen fitues të “Bageri” Sh.P.K. për ndërtimin e rrugën “Cen Stantërgu” në Mitrovicë është bërë më 1 tetor 2025, i cili këtë tender e ka fituar me vlerë ofertuese prej 1 milion e 462 mijë 921 euro.

Edhe pse vlera e parashikuar e tenderit nga Komuna e Mitrovicës që udhëhiqej nga Bedri Hamza ishte 1,130,000.00. Pra, kompania e nipit të Bujarit Shabanit e ka fituar këtë tender me 332 mijë euro mbi vlerën e parashikuar.

Veriu.info ka gjetur se Bedri Hamza në cilësinë e Zyrtarit Kryesor Administrativ në Komunën e Mitrovicë ka pasur mundësi të anulumit të këtij tenderit, por siç ka favorizuar për 4 vite kompanitë e afërta me Bujar Shabanin, ka vepruar edhe kësaj radhe duke mos anuluar procedurën e prokurimit.

Neni  43.7 i Rregullores Nr.001/2022 për Prokurim Publik (shkarko rregulloren e plotë KËTU), i mundësonte komunës së udhëhequr nga Bedri Hamza të anulonte tenderin, për arsye se gjithë operatorët e përgjegjshëm ekonomik me ofertat e tyre e tejkalojnë buxhetin e parashikuar të AK (lexo: Autoritetit Kontraktues, në rastin konkret komunës së Mitrovicës), ku në këtë nen thuhet decidivisht:

43.7 Procedura e prokurimit pas hapjes së ofertave mund të anulohet për arsyen e mëposhtme:
a. të gjithë tenderët e përgjegjshëm përmbajnë çmime që e tejkalojnë buxhetin e AK.

Përkundër që është favorizuar kompania e djalit të Bujar Shabanit me 332 mijë euro, punimet në këtë rrugë po përcjellen me ankesa të shumta nga banorët.

Banorët e rrugës “Cen Stantërgu” kanë dërguar në redaksinë e Veriu.info foto të punimeve në rrugë, ku thonë se në vend të zallit, “Bageri” Sh.P.K. në themel të rrugës po shtron copa dheu.

“Në vend të zallit po e shtrojnë rrugën me dhe, sepse është më lirë. Po ashtu edhe gypat e kanalizimit po vendosen përgjyshmë më të ngushtë se sa janë në kontratë“, ka thënë një banor për Veriu.info, pa dashur t’i përmendet emri.

LEXO EDHE:

Dokument/Komuna kishte mundësi ligjore të anulonte tenderin për ndërtimin e rrugës prej 394 metra që i kushton 892 mijë euro, por Hamza e nënshkroi

Komuna e Mitrovicës i jep tender dy biznesmenëve të akuzuar për mashtrim, 892 mijë euro për 394 metra rrugë – 92 mijë euro vlera e matjes gjeodezike

Skandal: Komuna e Mitrovicës lidh kontratë 48% më të shtrenjt se çmimi i parashikuar, vetëm matja gjeodezike për 394 metra rrugë do të kushtoj 92 mijë euro

Maskaradë me tender për rrugën e Shipolit/Bujar Shabani ‘tërhiqet’, i mundësohet djalit fitimi i tenderit 100 mijë euro mbi ofertën më të lirë (Dokument)

“Aksham pazari” me mbindërtime pa leje i qeverisjes së Bedri Hamzës në ditët e tranzicionit të pushtetit te Faton Peci

JU REKOMANDOJMË

Mbajeni frymën: Bahtiri i mbledh disa qytetarë në konakun e tij dhe ua tregon një rast shumë të prekshëm
Lajme

Mbajeni frymën: Bahtiri i mbledh disa qytetarë në konakun e tij dhe ua tregon një rast shumë të prekshëm

13/12/2025 - 11:20
Tahiri dorëzon kërkesë për seancë të jashtëzakonshme: Do të shqyrtohet themelimi i komisionit hetimor për kontrata njëburimore
Lajme

Tahiri: Kurti mund ta pengojë financimin e mbrojtjes, por kurrë s’mund ta pengojë lirimin e çlirimtarëve tanë

13/12/2025 - 11:03
Van Dijk dhe De Jong largohen nga grumbullimi me Holandën, mungojnë ndaj Bosnjës
Lajme

Kryeziu: Partitë duhet të fokusojnë fushatën zgjedhore te programet dhe zgjidhjet konkrete

13/12/2025 - 10:24
Kurti e realizon spotin e parë elektoral: Bëhet kishe punon në zyre deri në ora 22:00 dhe merr meritat për liberalizim të vizave
Kryesore

Kurti e realizon spotin e parë elektoral: Bëhet kishe punon në zyre deri në ora 22:00 dhe merr meritat për liberalizim të vizave

13/12/2025 - 10:11
Arrestohen tre persona në Leposaviq, policia iu gjen armë, thika e radiolidhje
Lajme

Një burrë në Obiliq gënjeu policinë se është pjesëtar i FSK-së pasi iu gjetën armë pa leje në veturë, arrestohet

13/12/2025 - 09:37
Presidentja udhëton drejt Gjermanisë, mban sot një fjalim në Universitetin e Berlinit
Kryesore

Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik në Vatikan

13/12/2025 - 09:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Peci numëron pesë vendimet e para që do t’i bëjë si kryetar i Mitrovicës së Jugut

    Peci numëron pesë vendimet e para që do t’i bëjë si kryetar i Mitrovicës së Jugut

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • E rëndë: Këto janë dy viktimat e aksidentit tragjik në autostradën “Ibrahim Rugova”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj pas sëmundjes së rrallë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Pandurit i pëlqen intervistimi që Sadiku ia bëri Kurtit: Bravo maestro!

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Hamza i dha tender 1.4 milion në fushatë “Bagerit”, banorët po ankohen se në vend zallit rruga po shtrohet me dhe (Dokument/foto)

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë